Grabitjet në poliklinika, të vihen nën “darat” e KLSH-së

    377
    Sigal

    Ju tregojmë skandalet e ASHR-së gjatë drejtimit të Ramasaços

    Shpenzimet pa kriter nga buxheti i shtetit, abuzimet me tenderat, emërimet dhe shkarkimet nga detyra pa kriter, përbëjnë skandalin “Ramasaço”. Shpërdorimi i funksionit publik për përfitime personale nga ana e ish-kreut të ASHR-së, Liliana Ramasaço kërkon ushtrimin e një kontrolli serioz e profesional nga inspektorët e KLSH-së dhe hetim nga organet e Prokurorisë. Spuntoja duhej të ishte marrë nga denoncimi i bërë publik, vetëm 6 ditë më parë, nga drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Nr. 2 Tiranë, Anila Prifti. Prifti deklaroi se prej disa ditësh ishte vënë nën presion nga Liliana Ramasaço për të punësuar persona të caktuar në institucionin që drejtonte. Për më tepër, Prifti është shprehur se ka marrë deri kërcënime përmes telefonit për të përshpejtuar marrjen e tyre në punë, pasi në të kundërt kjo do t’i kushtojë vendin e punës, siç edhe faktikisht ndodhi. “Kam dy tre ditë që marr presione me telefon, për të nxituar emërimet. Madje dhe një emërim jashtë strukture, nga ana e drejtoreshës kërkohet mbyllja e shërbimit të kirurgjisë dhe emërimi i përshpejtuar i një mjeku të përgjithshëm. Kemi dhe një peticion ku të gjithë kanë firmosur. I bëjmë thirrje drejtoreshës të heqë dorë nga presionet për përshpejtimin e emërimeve”, denoncoi drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Nr, 2 Tiranë, Anila Prifti. Znj. Liliana Ramasaço ka filluar punë më 2 dhjetor 2009 dhe ka vijuar deri më 17 shtator 2013.

    Problemet e ASHR-së gjatë drejtimit të Ramasaços: 

    Gjatë këtyre viteve është ushtruar pak kontroll nga instancat e shtetit. Ka emëruar dhe shkarkuar nga puna qindra punonjës duke i zëvendësuar me persona të paaftë dhe në mospërputhje me strukturat e institucionit. Në periudhën e fundit janë bërë shumë lëvizje si në Drejtorinë e Shëndetit Publik ashtu dhe në Poliklinikat e Tiranës.

    Blerjet pa kriter

    Pajisja me sistemin e hyrjes me karta në ASHR dhe më pas lënia e ambienteve dhe nxjerrja jashtë përdorimit të pajisjeve dhe sistemit. Ka lëvizur zyrat e ASHR-së duke lënë bosh zyrat në godinën, ku ishin dhe duke shpenzuar të ardhurat e buxhetit në përshtatjen e ambienteve të reja në Drejtorinë e Shëndetit Publik.

    Për KLSH-në:

    Emërimet dhe shkarkimet nga detyra pa kriter, përveç faktit se ka specialistë, të cilët paguhen si me arsim të lartë, por akoma nuk kanë marrë diplomat. Ky përbën skandal dhe fillim të menjëhershëm të hetimeve nga Prokuroria. Nëse Kryeministri Edi Rama, vërtetë, mendon për qeveri “me duar të pastra”, duhet të mos lejojë “mbylljen e syve” me skandalet e ASHR-së dhe firmën e Liljana Ramasaços, e cila bënte fushatë elektorale në krahë të deputetëve të PD-së dhe Flamur Nokës. Abuzimet me tenderat, kondicionerët, ndërtimet, karburantet.. abuzimet me punimet për përshtatjen e ambienteve të DSHP-së, etj. Shpresojmë se fjalët e hapura nga Ramasaço për  2 ( dy ) inspektorët e KLSH-së që kanë shkuar për kontroll, të mos jenë të vërteta dhe të bazuara në parimin popullor  “Raki e fortë, kontroll i butë….”