Grabitja në Rinas/ Dyshohet për bashkëpunëtorë nga firma private

402
Sa i takon grabitjes në pistën e aeroportit të Rinasit nga një bandë e armatosur, detaje të reja po dalin në dritë nga hetimet. Burime nga policia thanë se janë vjedhur 10 milionë në valutë ndërsa paratë kishin si destinacion Vienën. Dyshohet se grabitësit kishin bashkëpunëtorë në radhët e rojeve private, pasi rojet private qëndronin jashtë makinës me dyer të hapura. Sipas të njëjtave burime, duhej të ishin 7 roje dhe jo 3. Policia nuk u njoftua menjëherë nga firma private, e cila rezulton se ka thyer rregullat e sigurisë. Sakaq, rojet kanë thënë se nuk vepruan sepse “ishin të hutuar”. Policët privatë vazhdojnë të mbahen në ambientet e policisë. Kërkohet bashkëpunimi i Policisë se Korçës.
Sigal