Grabitja e 3.5 milion eurove, Prokuroria kërkon burg pë 6 policët privat

470
Prokuroria e Tiranës u njofton akuzën shpërdorim detyre efektivave të policisë private që shoqëronin lëvizjen e rreth 2 milionë eurove të grabitura në shkurt 2015 te stacioni i Trenit, në Tiranë. Burime nga Prokuroria e Tiranës kanë thënë se pas hetimeve 10¬ mujore për grabitjen e rreth 2.5 milionë eurove, është vendosur ngritja e akuzës “shpërdorim detyre” ndaj punonjësve të policisë private që ishin ngarkuar me ruajtjen e ngarkesës së katër thasëve me
kartëmonedha,shkruan gazeta “Panorama”.
Pak ditë pas ngjarjes së ndodhur në shkurt 2015, Prokuroria kishte kërkuar caktimin e masës “arrest me burg” për punonjësit e shoqërisë private të sigurimit fizik, të cilët me veprimet e tyre dyshohet të kenë konsumuar elementët e veprës penale të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Kjo akuzë e ngritur asokohe paraprakisht është ndryshuar gjatë hetimit, duke u konvertuar në “shpërdorim detyre”. Prokuroria tha se nuk ka arritur të identifikojë tre personat e armatosur që morën katër thasët me para dhe u zhdukën. Po kështu, Prokuroria bëri me dije se ka hetuar, por nuk ka gjetur element bashkëpunimi mes efektivave të policisë private dhe autorëve të dyshuar për vjedhjen e parave të bankës te stacioni i trenit në kryeqytet.
POLICËT
Prokuroria tha se ngriti akuzë ndaj shtetasve Isuf Gjici, Sajmir Nikoci, Ilir Syla, Dritan Duka, Artan Dervishi dhe Tomorr Hidri. Ata ishin punonjës të shoqërisë private të sigurimit, të cilët kanë qenë të pranishëm dhe kanë pasur për detyrë ruajtjen dhe transportimin e një shume të konsiderueshme parash, rreth 2.5 milionë euro, të një banke të nivelit të dytë në drejtim të aeroportit të Rinasit. Paratë në fjalë janë vjedhur në datën 13 shkurt 2015 nga tre persona të armatosur dhe me maska në hyrjen e pasme të godinës së bankës.
Sipas Prokurorisë, personeli i shërbimit të shoqërisë së sigurimit kryen transportimin e vlerave monetare me automjetet e blinduara, në këtë rast të drejtuar nga shtetasi Artan Dervishi, dhe automjetet shoqëruese për eskortën, në këtë rast të drejtuar nga shtetasi Tomorr Hidri, drejtues i mjetit të eskortës.
“Shoqërimi, ruajtja dhe sigurimi fizik i shoqëruesit të vlerave monetare dhe i vlerave monetare realizohet me eskortën e punonjësve të shërbimit që ofron shoqëria e sigurimit”, ka thënë Prokuroria. Sipas saj, punonjësit e shoqërisë së sigurimit duhet të jenë të përgatitur fizikisht, të mirëtrajnuar për specifikat e shërbimit dhe të ruajnë
sekretin e lëvizjeve monetare. Shoqërimi bëhet me roje të armatosur, të cilët instruktohen dhe kontrollohen nga drejtuesi teknik i shoqërisë, në këtë rast nga Isuf Gjici.
Automjetet dhe personeli i shërbimit përcaktohen nga drejtuesi teknik, ndërkohë nga të dhënat e hetimit, në rastin objekt hetimi në të gjitha momentet kohore para, gjatë dhe pas ngjarjes personat e dyshuar kanë kryer veprime, të cilat kanë qenë në kundërshtim me detyrën.
Prokurorisë, ditën e ngjarjes, mjeti i blinduar, si dhe mjeti i eskortës, të drejtuar nga Tomorr Hidri dhe Artan Dervishi, janë vendosur përballë me hyrjen e tunelit dhe në distancë me tunelin, duke krijuar hapë¬ sirën e nevojshme për kryerjen e veprimeve nga ana e personave të armatosur. Ata kanë dalë nga tuneli, kanë marrë paratë
dhe më pas janë larguar.
Policët privatë Tomorr Hidri dhe Artan Dervishi, sipas akuzës, nuk kanë qenë në vendet e tyre të drejtimit të mjeteve, por kanë qenë të angazhuar me transportimin e vlerave monetare dhe nuk kanë kryer asnjë veprim për të ndaluar personat e armatosur, madje kanë lehtësuar kryerjen e veprimeve për personat e armatosur, pasi u kanë siguruar këtyre të fundit mjetin për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe hapë¬ sirën e nevojshme për t’u larguar. Policët privatë nuk kanë reaguar në asnjë rast kundrejt veprimeve të personave të armatosur.
SHKELJET
Prokurorisë, ditën e ngjarjes, mjeti i blinduar, si dhe mjeti i eskortës, të drejtuar nga Tomorr Hidri dhe Artan Dervishi, janë vendosur përballë me hyrjen e tunelit dhe në distancë me tunelin, duke krijuar hapë¬ sirën e nevojshme për kryerjen e veprimeve nga ana e personave të armatosur. Ata kanë dalë nga tuneli, kanë marrë paratë dhe më pas janë larguar. Policët privatë Tomorr Hidri dhe Artan Dervishi, sipas akuzës, nuk kanë qenë në vendet e tyre të drejtimit të mjeteve, por kanë qenë të angazhuar me transportimin e vlerave monetare dhe nuk kanë kryer asnjë veprim për të ndaluar personat e armatosur, madje kanë lehtësuar kryerjen e veprimeve për personat e armatosur, pasi u kanë siguruar këtyre të fundit mjetin për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe hapë¬ sirën e nevojshme për t’u larguar. Policët privatë nuk kanë reaguar në asnjë rast kundrejt veprimeve të personave të armatosur.
Sigal