Grabiten 750 milionë lekë tek buqësia

    583
    Sigal

    Projekt-raporti i KLSH-së “Për auditimin në Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural”: Emrat e aplikantëve fitues të kredive pa interes që duhet të kthejnë paratë

    Abuzime skandaloze faktohen me fondet e buxhetit të shtetit nga ish- Drejtori i Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural në Ministrinë e Bujqësisë, z. Gjokë Vuksani. Skandalin e denoncon në “Telegraf” punonjësi i Agjencisë z. P.K, i cili ka sjellë në redaksi  një përmbledhje të projektraportit të KLSH-së “Për auditimin e ushtruar në Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural Tiranë”, kryer në mars të vitit 2014. Sipas punonjësit, kjo agjenci njihet si një nga institucionet më të korruptuara në sistemin e bujqësisë. Në projekt-raport thuhet se vetëm në një aktivitet, në atë të dhënies së granteve i janë shkaktuar shtetit 75 milion lekë të reja dëm, ose 750 mijë dollarë, pa llogaritur këtu edhe aktivitetet e tjera të kësaj Agjencie, vetëm në dy vitet e fundit.

    Pjesë nga Projekt-raporti i KLSH-së

    PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE

    I përgatitur më datë 26.3.2014 nga audituesit e autorizuar të Kontrollit të Lartë të Shtetit: Bexhet Zeqiri, Josif Lile, Fatmir Zilja, Julian Adili dhe Mirland Çela në Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, Tiranë, përfaqësuar nga zj. Suela Popa, me detyrë Drejtor i AZHBR-së, për auditimin me zgjedhje të ushtruar me objekt: “Mbi zbatimin e ligjshmërisë, rregullshmërisë së aktivitetit ekonomik-financiar dhe vlerësues”.

    Auditimi u krye për pasqyrat financiare të vitit 2012 dhe 2013, dhe me zgjedhje për periudhën para vitit 2012 për detyrimet debitorë të trashëguara nga projektet e mëparshme bazuar në dokumentet e mëposhtme: bilancin kontabël;

    pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve; pasqyrën e ndryshimeve në kapitalet e veta; pasqyrën e rrjedhjes së parasë; anekset e pasqyrave financiare dhe dokumentet e tjera shpjeguese.

     

    Metoda e Auditimit

    Identifikuam fushat e riskut të cilat janë, pagat, shpenzimet operative, të ardhurat buxhetore, investimet. Mbasi përcaktuam materialitetin dhe faktorin e riskut për secilën fushë të auditivit, rezultuan çështjet për t’u shqyrtuar si më poshtë:

    Për vitin 2012:

    Për “Pagat”, çështjet për t’u shqyrtuar rezultuan 3; llogaria “Sigurimet shoqërore” rezultuan 1 çështje; llogaria  “Shpenzime administrative” rezultuan 1 çështje; llogaria “Investime”, rezultuan 0 çështje, skema e mbështetjes në bujqësi 110 çështje.

    Për vitin 2013:

    Për llogarinë “Pagat” çështjet për t’u shqyrtuar rezultuan 4, llogaria “Sigurimet shoqërore” rezultuan 1 çështje; llogaria “Shpenzime administrative” rezultuan 1 çështje; llogaria “Investime”, rezultuan 0 çështje, skema e mbështetjes në bujqësi 107 çështje.

    Gjetjet kyçe të auditimit dhe impakti i tyre tek pasqyrat financiare

    Nga auditimi i dosjeve të aplikantëve që përfitojnë nga fondet kundërparti të mbledhura nga grantet japoneze për sektorin e bujqësisë dhe të ushqimit në formën e kredive pa interes, me qëllim nxitjen dhe rritjen e prodhimit bujqësor dhe blegtoral janë kualifikuar, lidhur kontratat dhe disbursuar duke mos pasur dokumentacionin e plotë, të kërkuar sipas udhëzimeve dhe duke mos respektuar procedurat për përfitimin, tre subjekte për vitin 2012 në shumën 55,000,000 lekë dhe gjashtë subjekte për vitin 2013 në shumën 75,292,500 lekë, nga të cilët për të dy vitet gjashtë subjekte padrejtësisht kanë përfituar 65,535,476 lekë e cila përbën dëm ekonomik dhe duhet të arkëtohet.

    Në total dëmi ekonomik i konstatuar nga auditimi është 71,087.388 lekë me një nivel të lartë prioriteti dhe me ndikim të lartë në pasqyrat financiare të subjektit auditues, shumë e cila duhet të arkëtohet. Më poshtë në mënyrë të përmbledhur po paraqesim disa gjetje kyçe të konstatuara gjatë auditivit:

    1-Për     vitin 2012 nuk është kryer dorëzimi i dosjeve të aplikantëve nga sekretariati, komisionit të vlerësimit dhe miratimit të aplikimeve sipas kërkesave të formularëve, bashkëngjitur Udhëzimit nr. 3, datë 16.2.2012. pika 5. … si formulari “Propozimi i sekretariatit të AZHBR-së për kërkesën e huasë”. “Vendimi i komisionit të FKP për termat dhe kushtet e huasë së miratuar ” etj..

    2-Nga Komisioni i Vlerësimit dhe Miratimit të Aplikimeve për vitin 2012 nuk ka tabelë vlerësimi me pikë bashkëngjitur procesverbalit të datës 16.7.2013 mbi shpalljen e fituesve sipas skemave për 10 përfitues, shoqëruar nga pasqyrat në kundërshtim me Udhëzimin nr 3, datë 16.2.2012, pikën 6.3 “pikët për vlerësimin”.

    3-Subjekti “Bioferma Rramilli 04” sh.p.k sipas faturave tatimore ka realizuar pesë zëra punimesh të parashikuara në biznesplan në vlerën 10,998,000 lekë, kur sipas biznes planit duhej të kryheshin edhe tre zëra të tjerë si pjesë e vlerës së financimit prej 15,000.000 lekë, të cilat sipas raporteve të kontrollit rezulton se nuk janë realizuar dhe likujdimi nga AZHBR është në kundërshtim me udhëzimin nr. 3, date 16.2.2012 dhe subjekti duhet të arkëtojë financimin e përftuar prej 4,002,000 lekë.

    4- Në dosjen e subjektit “LUNXHI” sh.p.k. për “Ndërtim kompleksi blegtoral-fermë dhish” me shumën e financimit (huasë) 15,000,000 lekë në planin e biznesit nuk është e përcaktuar vlera e investimit që do të kryhet dhe komisioni e ka kualifikuar në kundërshtim me udhëzimin nr. 3, date 16.2.2012.

    5-Subjekti “LUXHI” sh.p.k është financuar sipas faturave tatimore në shumën 15.000,000 lekë, kur sipas raportit të kontrollit dt. 5.12.2012 thuhet se”… është në përputhje me biznesplanin, por nuk ka përfunduar. Ju la detyrë dorëzimi i faturave tatimore për investimin e bërë në DEP”, kur vlera e investimit sipas preventivave dhe ofertave të paraqitura nga aplikant duhej të ishte në shumën rreth 41,000,000 lekë investim i papërfunduar, pa efektivitet dhe likujdimi nga AZHBR është në kundërshtim me udhëzimin nr. 3. Si rezultat subjekti “LUXHI” sh.p.k ka përfituar padrejtësisht financimin (huanë) prej 7.500.000 lekë e cila përbën dëm ekonomik dhe duhet ta arkëtojë.

    6- Subjekti “AMLA” sh.p.k ka përfituar (huanë) në kundërshtim me kushtin, qëllimin e fitimit të kredisë, huas për të cilin është shpallur fitues nga KVM, ku është përcaktuar se  huaja do të përdoret “Për blerjen e linjave të reja ose rinovimin e linjave ekzistuese të seleksionimit, të ruajtjes dhe përpunimit të gështenjës”. Kështu dhënia e (huasë), kredisë me vlerë 35,000,000 lekë përbën dëm ekonomik, e cila duhet të arkëtohet nga subjekti.

    7- Në dosjen e subjektit “AMALTEA” sh.p.k. për “Ndërtim apo modernizim të komplekseve blegtorale dhe instalim e impianteve ndihmëse” me shumën e financimit (huasë) 15,000,000 lekë vlerësimi është bërë për sipërfaqe truall dhe jo tokë arrë sipas certifikatave të pronësisë.

    8- Personi fizik “Erjon Aliaj” qarku Fier, për “Blerje dhe instalim i dhomave frigoriferike me shumën e financimit (huasë) 15.000,000 lekë është shpallur fitues duke mos qenë në asnjë nga zonat prioritare.

    9-Në planin e biznesit subjekti juridik “MACI 03” sh.p.k. për “Ndërtim apo modernizim të komplekseve blegtorale dhe instalim e impianteve ndihmëse” me shumën e financimit

    {huasë) 14,850,000 lekë deklaron se menaxhon një kompleks të tij me 1500-1800 viça të 1injës mishtake për majmëri dhe jo lopë. Sipas këtij deklarimi, komisioni i vlerësimit nuk duhej ta kualifikonte pasi nuk plotëson kërkesat e udhëzimit nr. 6, date 10 5 2013, për zonat prioritare. Subjekti juridik “MACI 03” sh.p.k. ka përfituar huanë kur shuma totale e huasë është (14,850,000 lekë + 80,000,000 lekë = 94,850,000 lekë. Sipas raportit të vlerësimit sipërfaqja truall për 26,264 m2 e përdorur si kolateral, sipas vlerës së tregut është 120,772, 750 lekë, e cila zë 127 % e vlerës totale të huasë në kundërshtim me udhëzimin nr 6, datë 10.5.2013, pika IV. Subjekti “MACI 03” sh.p.k. ka përfituar huanë me fatura tatimore 12,656,524 lekë dhe diferenca me urdhër shpenzimet (14,850.000-12,656,524 = 2,193,476 lekë) është 2,193,476 lekë, e cila është pëfituar padrejtësisht dhe duhet të arkëtohet nga subjekti “MACI 03” sh.p.k.

     Vijon…