Goli fantazmë kurorëzon anglezët Kampionë të Botës

793
Sigal

Angli 1966/ Kupa e Botës organizohet në “atdheun” e futbollit. “Tre luanët” fitojnë me polemika

Kampionati Botëror 1966, i shtati në radhë, u organizua nga Anglia nga 11 deri më 30 korrik. Anglia mundi Gjermaninë Perëndimore 4-2 në finale, duke fituar Kupën e Botës. Me këtë fitore, Anglia fitoi titullin e parë dhe të vetëm në një Botëror, duke u bërë njëherësh edhe vendi i tretë organizator që fiton turneun pas Uruguait në vitin 1930 dhe Italisë në vitin 1934. Finalja në stadiumin “Uembli” ishte e fundit që u transmetua bardhë e zi. Turneu mbajti një rekord 28-vjeçar, përsa i përket mesatares së shikueshmërisë që u tejkalua në Shtetet e Bashkuara në vitin 1994. Një total prej 74 ekipesh hynë në kualifikueset e Botërorit, prej të cilët u zgjodhën 14. Anglia mori pjesë si vend organizator, ndërsa Brazili si kampioni në fuqi. Dalja nga skena të dy skuadrave dy herë Kampione të Botës, Brazilit dhe Italisë ndikoi shumë edhe në triumfin e padronëve të shtëpisë. Të papritura të tjera shënohen në çerekfinale në takimet Angli – Argjentinë dhe RF Gjermane – Uruguai. Në ndeshjen e parë pas 8 minutash lojë dëbohet argjentinasi Ratin, e megjithatë vetëm pas 70 minutash anglezët arrijnë të shënojnë golin e fitores me anë të Hërstit. Kurse në takimin tjetër dëbohen dy uruguaianë që e lehtësojnë fitoren e thellë 4–0 të kundërshtarit. Kështu pas gjysmëfinaleve RF Gjermane-B. Sovjetik dhe Angli–Portugali, të fituar me të  njëjtin rezultat nga skuadrat e para arrijnë në finalen anglosaksone. Finalja Angli-Gjermani (4-2) vazhdon të jetë një ndër më të polemizuarat në botën e futbollit. Goli i tretë që ende mbetet enigmë, i shënuar në portën e gjermano-perëndimoreve, gjatë shtesës. Së pari shënon Haleri në 12’ e pas pak ka barazuar Hërsti për vendasit. Pastaj është Pitersi që e detyron Tiltovskin të kapitullojë. Anglia është drejt rrugës për të fituar për herë të parë Kupën e Botës. Janë sekondat e fundit të takimit. Nga shkallët e stadiumit s’kanë të sosur britmat ngadhënjyese të shikuesve që janë në ekstazë tashmë për suksesin e arritur. Kur papritur dueli Emerih – Shnelinger nxjerr të zbuluar mbrojtësin Veber që barazon. E pastaj minuta e 111-të goditje e Hërstit, topi që përplaset nga trau në vijën e portës. Po, e ka kaluar apo jo? Gjyqtari zviceran Dinst që i drejtohet anësorit sovjetik Bahramov, vendosmëria e tij të mohojë se topi kish kaluar vijën e portës… Goli i katërt i Hërstit si të përforconte golin tjetër aq të dëshirueshëm. Anglia është Kampione e Botës. Për herë të parë dhe të vetme!

 Rezultatet

Angli–Uruguai          0-0

Uruguai–Francë         2-1

Angli–Meksikë          2–0

Francë–Meksikë        1-1

Uruguai–Meksikë             0-0

Angli–Francë             2–0

RF Gjermane–Zvicër 5-0

Argjentinë–Spanjë     2-1

Spanjë–Zvicër           2-1

Argjentinë–RFGJ             0-0

Argjentinë–Zvicër     2-0

RF Gjermane–Spanjë 2–1

Brazil–Bullgari          2-0

Portugali–Hungari     3-1

Hungari–Brazil          3-1

Portugali–Bullgari     3-0

Portugali–Brazil        3-1

Hungari–Bullgari             3–1

B.Sovjetik–K.Veriut 3-0

Itali–Kili                    2-0

Kili–K.Veriut            1-1

B.Sovjetik–Itali         1-0

K.Veriut–Itali            1-0

B.Sovjetik–Itali         2–1

Çerekfinale

Angli–Argjentinë             1-0

RF Gjermane–Uruguai     4-0

Portugali–K.Veriut    5-3

B.Sovjetik–Hungari  2–1

Gjysëmfinale

RFGJ–B.Sovjetik             2-1

Angli–Portugali         2–1

 

Finalja

Angli–RFGj        4–2

Shënues: Heler (RFGJ) ’12, Hërst (A) ’18, Piters (A) ’78, Veber (RFGJ) ’83, Horst (A) ‘111, ‘115.

 Përbërja simbolike e botërorit 1966 

Benks (Angli), Koen (Angli), Mur (Angli), Marxolini (Argjentine), Bekenbauer (RFGJ), Voronin (B.Sovjetik), Koluna (Portugali), Overat (RFGJ), B. Çarlton (Angli), Euzebio (Portugali), Herst (Angli)

 Bobi Çarlton, truri i kampionëve

Në shkurt të vitit 1957 aeroplani ku udhëtonte skuadra e njohur angleze “Mançeter Junajtid”, rrëzohet në afërsi të Munihut. Mbeten të vrarë tetë futbollistë, një pjesë e të cilëve ishin baza e kombëtares së Anglisë. Por, mrekullisht shpëton trajneri Basbi dhe Bobi Çarlton, ky i fundit fitoi tre tituj kampionë një kupë të Anglisë, pjesëmarrës i tre botërorëve të vitëve 62–66–70. Është futbollisti më i mirë i Anglisë dhe i Evropës më 1965.

  Euzebio

Portugezi është cilësuar si futbollisti nr.1 i Europës më 1965, fituesi i parë i Këpucës së Artë më 1966.

 Lev Jashin

Portieri rus mori pjesë edhe  botërorë të viteve 1958 – 1962. Më 1960 Kampion i Evropë. Më 1963 fiton Topin e Artë.

 

Bobi Muri

Më 1966, kur nuk është veçse 25 vjeç Bobi Muri bëhet kapiten i Anglisë. 108 takime ndërkombëtare me “Tre luanët”.

 Franc Bekenbauer

Nënkampion në botërorin anglez dhe Kampion i Botës në vitin 1974. Ka fituar dy herë “Topin e Artë” si lojtari më i mirë i Europës.

  Ndeshjet e Shqipërisë

 Në eliminatoret e këtij Botërori merr pjesë për herë të parë edhe Shqipëria. Kombëtarja jonë ndodhej në grupin 5, së bashku me Zvicrën (doli e para), Irlandën e Veriut dhe Holandën. Shqipëria u rendit e fundit me 1 pikë (barazimi 1-1 me Irlandën e Veriut), ndërsa pësoi pesë humbje.

 Maskoti i parë

 Për herë të parë në një Botëror kemi dhe një maskot, të quajtur “Uillie”. Ai ishte një luan, një simbol tipik i Mbretërisë së Bashkuar, i cili vishte flamurin e Britanisë dhe kishte të shkruar fjalët “Kupa e Botës”. Maskoti i “Anglisë 1966” më pas u kthye në modë në çdo Botëror.

 Kombëtarja turke fiton 6-1 me atë kosovare në Mitrovicë. I pranishëm edhe De Biazi

 Turqia “pushton” Kosovën

 Turqia “shkatërroi” 6-1 Kosovën, në miqësoren e zhvilluar dje në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës. “Vëllai i madh” nuk tregoi aspak mëshirë për të “vëllain e vogël”, edhe pse ndeshja kishte më shumë karakter festiv. Kjo ishte miqësorja e dytë e Kombëtares kosovare të drejtuar nga Albert Bunjaku, pas asaj kundër Haitit (5 mars) të mbyllur me shifrat 0-0. Tifozët kosovarë gjenden në numër të madh në stadiumin mitrovicas për ta përkrahur përfaqësuesen e tyre ndaj Turqisë. Trajneri Fati Terim dhuron duartrokitje për publikun e pranishëm para nisjes së miqësores, teksa këta të fundit ngrihen të gjithë në këmbë për të. Përfaqësuesja dhe gjithë shteti i Kosovës ngushëlluan turqit për katastrofën e fundit të minatorëve, teksa në rrethin e mesit të fushës ishte një banderloë të bardhë, mbi të cilën shkruhej: “Ngushëllime Turqi”! “Djemtë” e Fatih Terimit shënuan që nga “dhomat e zhveshjes”, pasi goli i parë i takimit u realizua në minutën e 2-të nga ana e Ilhan Ozek Ahmet. Lojtari turk përfitoi nga një gabim në mbrojtje për ta mposhtur Kushtrim Mushicën me një gjuajtje të furishme nga krahu i djathtë. Kosova kërkon të shënojë me ane të Albert Bunjakut, Faton Toski dhe Kristian Nushit. Dhjetë minuta para mbarimit të pjesës së parë ka emocione të shumta në “Adem Jashari”. Dy gola shënohen flakë për flakë. Fillimisht dyfishon shifrat kapiteni turk, Bilal Kisa, që befason Kushtrim Mushicën me një goditje nga një distancë e largët. 60 sekonda më pas del në sulm Kosova, që ngushton shifrat në 2-1. Autori i golit është Albert Bunjaku i Kaiserslauternit, i cili realizon golin e parë zyrtarë në histori të përfaqësueses kosovare. Pjesa e dytë nis me zëvendësime për të dyja skuadrat. Megjithatë, “muzika” vijon e njëjtë. Mesfusha kosovare nuk ka kreativitet dhe nuk është në gjendje të organizojë si duhet lojën, kurse prapavija krijon boshllëqe të konsiderueshme, që shfrytëzohen me zgjuarsi nga turqit. Brenda pak minutash miqtë shënojnë dy herë dhe e thellojnë avantazhin në 4-1, çka dëshmon për hendekun e forcave në fushë. Bunajku bën tri zëvendësime të menjëhershme në tentativë për të freskuar e ndryshuar diçka në paraqitjen e të tijve, por Kosova e ka tepër të vështirë të funksionojë si grup e t’i kundërvihet një kundërshtari me mjaft potencial, që edhe pse nuk tendoset maksimalisht, mjafton të shfrytëzojë gabimet e vendësve dhe del kollaj te goli. Ka vend edhe për Zhdrellën në sulm e Jashanicën në mbrojtje, ashtu si edhe për Ylli Hoxhën, por tashmë e ka “marrë ferra uratën”. Terim, po ashtu, u jep kënaqësinë e aktivizimit lojtarëve të stolit, duke konsumuar me rezultat të thellë 6-1 miqësoren në Kosovë.

KOSOVE-TURQI    1-6

Golat: Bunjaku 35’ / Ilhan Ozek Ahmet 2’, Bilal Kisa 34’, Olcay Shahan 49’, Mustafa Pektemek 54’, 71’, Potuk 86’ (pen)

Kosova:Mushica; Përdedaj (Sh.Metaj 46’), Curri, L.Rexhepi (Alb.Bunjaku 60’), Nushi; M.Hetemaj (Jashanica 79’), Rashkaj, Alushi, Toski (Hoxha 60″); Alb.Bunjaku (Avdiaj 60’), D.Rexhepi (Zhdrella 71’). Trajner: A.Bunjaku

Turqia: Volkan Babacan, Ishak Dogan, Ugur Demirok (Caner Erkin 71’), Alper Potuk, Adem Buyuk, Ozan Tufan, Mustafa Pektemek (Selçuk Inan 77’), Bilal Kisa (Hakan Calhanoglu 70’), Aydin Karabulut (Olcay Shahan 46’), Tarik Camdal, Ilhan Ozek (Olcan Adın 77’); Trajner: F.Terim

Gjyqtar: Bardhyl Pashaj

 Pacolli i jep avionin Ali Shenit

 Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka dhënë aeroplanin e tij privat ish-presidentit të Fenerbahçes i cili u kthye urgjentisht në Stamboll pas tragjedisë së vdekjes së nipit të tij. Ali Shen ish-presidenti i skuadrës turke, Fenerbahçe të Stambollit ka qenë iniciatori kryesor për ardhjen e përfaqësueses së Turqisë në futboll në Kosovë që të zhvillojë ndeshje miqësore.