Gjyshërit rrezikojnë shëndetin e fëmijëve, shkencëtarët kanë arsye

    92
    Gjyshërit janë një rrezik potencial shëndetësor për fëmijët, nipërit dhe mbesat e tyre duke i bërë ata më të prekshëm ndaj sëmundjes së kancerit.
    Një studim i publikuar tek ”Independent”, thuhet se gjyshërit i mësojnë keq nipërit e mbesat, duke i trajtuar me dashuri dhe ëmbëlsi, ata u japin shumë ushqime të ndryshme me yndryna të larta dhe pinë duhan në praninë e fëmijëve, kështu ata ekspozojnë mushkëritë drejt rrezikut të kancerit në mushkëri.
    Autorja dhe studiuesja Stephanie Chambers tha se rezultatet janë të qarta: “sjellja si ekspozimi ndaj pirjes së duhanit dhe ushqimi i rëndë për fëmijët rrit rrezikun e prekjes ndaj kancerit pasi fëmijët rriten. Gjyshërit nuk kanë qenë asnjëherë fokusi apo shënjestra e organizatave të shëndetit publik apo studimeve. Ndoshta kjo është diçka që duhet ndryshuar duke pasur parasysh rolin e shquar të gjyshërve në jetën e fëmijëve”.
    Gjyshërit bëjnë që fëmijët të kenë shumë më pak aktivitet fizik për shkak se ata nuk kanë fuqi për të vrapuar pas tyre, apo duke luajtur. Ndërsa ka disa raste se fëmijët duke parë gjyshërit e tyre të dobët dhe të vjetër i bën ata të mendojnë se duhet të hanë shumë ushqime dhe të shëndoshen që mos të përjetojnë të njëjtën pleqëri.