Gjyqtari kërkon lirinë nga kolegët

583
Gjyqtari i Apelit, Shkëlqim Miri, i arrestuar për korrupsion, ka kërkuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda lirimin e tij. Gjyqtarit, të cilit në momentin e arrestimit nga policia iu gjetën 340 milionë lekë në banesë, është shprehur se shumën e kishte marrë borxh për kurim në Gjermani. Nga ana tjetër, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur një hetim pasuror ndaj gjyqtarit Shkëlqim Miri. Gjatë seancës Miri është shprehur se shpjegimet më të hollësishme do t’i japë në një moment tjetër. Gjyqtari Miri akuzohet se përmes marrjes së një ryshfeti me vlerë 20 mijë euro, ai i ka ndryshuar akuzën të dënuarit për vrasje Gentian Doda. KLD e pezulloi Mirin edhe nga detyra që mbante.
Sigal