Gjyqi ndaj Ergys Kolaverit, kosovari: Si më plagosën me snajper në Vaqar

476
Në Gjykatën e Krimeve të Rënda u zhvillua seanca gjyqësore në ngarkim të të pandehurit Ergys Kolaverit. Ky i fundit është i dyshuar si autor i atentatit me snajper në burgun e Vaqarit ndaj Gazmir Dacit, të cilin e bënte përgjegjës për vrasjen e njërit vëlla dhe plagosjen rëndë të tjetrit.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur pasditen e 30 korrikut të vitit të shkuar dhe për pasojë u plagos në këmbë një shtetas kosovar, i cili ndodhej në paraburgim për dhunë në familje. Në seancën e djeshme, u lexua dëshmia e kosovarit të plagosur Lili Dule.

Leximi i deklaratës që Dule ka dhënë para oficerëve të policisë gjyqësore u lejua të lexohej nga gjykata, për shkak se ai rezulton të jetë jashtë territorit të Shqipërisë që në momentin që ka mbaruar vuajtjen e dënimit. Në deklarimet e tij, shtetasi Kosovar është shprehur se kishte dalë në ajrim si çdo ditë dhe kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur kur kishte parë këmbën e gjakosur. “Ndodhesha në ajrimin e burgut pasi dilja çdo ditë atje. Në një moment rashë në tokë dhe kur pashë që nga këmba po më dilte gjak. Në atë moment më dërguan në spital”, ka rrëfyer ai.
Sigal