Gjykata Speciale- Mustafa: Ligji në Kuvend para pushimeve verore

467
Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se ligji për ndryshime kushtetuese sa i përket Gjykatës Speciale do të riprocedohet sërish, sepse këtë nuk mund ta ndalojë askush.
Ai shpreson se kjo do të ndodhë para pushimeve verore. Sipas tij, ky është një obligim ndërkombëtar dhe duhet përmbushur letërkëmbimi në mes presidentes Atifete Jahjaga dhe baroneshës Caterine Ashton.
Mustafa tha se të premten nuk ka pritur se nuk do të votohet ky draftligj. Kryeministri mendon se edhe më tej duhet të bisedohet me deputetë se këtë nuk e bëjnë sipas dëshirës por është nevoja ta bëjnë këtë.
Ai tha se më mirë është ta votojnë këtë deputetët e Kuvendit sesa do të themelohet nga OKB-ja. Mustafa ka sqaruar se miqtë ndërkombëtarë ia kanë bërë me dije se Gjykata gjithsesi do të themelohet, dhe nëse këtë nuk e bëjnë vet, do ta bëjë OKB-ja.
Sigal