Gjykata e Apelit: KLD t’i kërkojë Nishanit të rikthejë në punë Ina Ramën

405
TIRANE – Gjykata e Apelit Administrativ ka vendosur sot të rrëzojë vendimine shkallës së Parë, e cila i mohoi ish-kryeprokurpres Ina Rama rikthimin në postin e gjyqtares së Apelit. Me këtë vendim, Apeli Adminsitrativ i kërkon Këshillit të Lartë të Drejtësisë që të pranojë kërkesën e Ina Ramës për tu kthyer gjyqtare.
Sipas dispozitivit të dhënë sot nga Gjykata, vendimi kërkon nga KLD-ja t’i propozojë Presidentit të Republikës emërimin e Ina Ramës në Gjykatën e Apelit në Tiranës, post të cilin ajo e ka mbajtur para se të emërohej në krye të Prokurorisë së Përgjithshme. 
Pak kohë më parë ky këshill e rrëzoi kërkesën e Ina Ramës.
Sigal