Gjosha, Bushatit: Çfarë ka mbetur për tu negociuar deri në prill me Greqinë?

486
Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha i është drejtuar Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati me pyetjen se nëse Greqia nuk do ta firmos marrëveshjen në prill, çfarë do negociohet?
Në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm, aty ku ka pasur debat mbi marrëveshjen me Greqinë, deputetja e LSI-së është shprehur se ka mungesë transparence për negociatat.
”Nëse Kryeministri Grek deklaron se marrëveshja do të firmoset ne Prill, çfarë ka mbetur më për të negociuar në kaq pak kohë? Falë arrogancës tuaj dhe mungesës së transparencës, ka mungesë të theksuar informacioni për negociatat me Greqinë”,-u shpreh Gjosha.
Nga ana tjetër, deputetja e LSI-së ka shtuar Ministria po tenton të sfumojë rolin e Presidentit të Shqipërisë. ”Nëse Gjykata Kushtetuese është një vijë e kuqe, pse nuk respektoni vendimet e saj, por dërgoni informacione të cunguara, duke u munduar të sfumoni rolin e Presidentit të Republikës”?
Sigal