Gjithçka që nevojitet për të studiuar në Angli. Kriteret bazë për të studiuar

    3626
    Sigal

    ANGLI/  Kriteret bazë për të studiuar, punësimi pas studimeve, studentët ndërkombëtarë, qëndndrimi,

    Studentët ndërkombëtarë

     (Klasa 4)

    Kjo Klasë në sistemin e ri është konceptuar për studentët ndërkombëtarë.

    Studentët, që mbulohen nga kjo Klasë do t’i kërkojnë një universiteti, apo institucioni tjetër të kualifikuar të MB t’i sponsorizojë ato. Po kështu, ato duhet të mbledhin pikë të mjaftueshme për t’u pranuar si studentë ndërkombëtarë në MB. Sidoqoftë, ende nuk është përcaktuar se si do të funksionojë sistemi i pikëzimit për studentët ndërkombëtare.

    Sipas sistemit ekzistues vizat jepen për një periudhë fillestare njëvjeçare, çka mund të ndryshohet, apo jo në sistemin e ri. Studentët e huaj, historikisht janë lejuar të punësohen, 20 orë në muaj, gjatë vazhdimit të vitit akademik dhe 40 orë gjatë periudhës së pushimeve.

    Qëndrimi:

    Klasa 4 për studentët ndërkombëtare pritet të nisë nga zbatimi në fillim të vitit 2009.

    Studentët ndërkombëtarë, po kështu kanë zgjedhje speciale në dispozicion, pas diplomimit në këtë sistem të ri emigrator, bazuar në pikëzim. Me t’u diplomuar nga një institucion arsimor i përzgjedhshëm arsimor i MB, ato mund të kalojnë në klasën 1, në nënkategorinë ë Punësimit Pas Studimeve. Kjo i lejon të diplomuarit ndërkombëtare të qëndrojnë në MB për dy vite. Me t’u plotësuar periudha e tyre, sipas nënkategorisë së Punësimit Pas Studimeve, i diplomuari mund të kalojë në një nënkategori, apo klasë tjetër.

      Kriteret kur pranohet aplikimi për vizë:

     Aplikimi  nëpërmjet drop-box pranohet vetëm nëse:

    1- Keni udhëtuar më parë në MB ose në Amerikën e Veriut në 5 vitet e  fundit, në të njëjtën kategori në të cilën po aplikoni dhe keni prova për  këtë.

    2- Jeni diplomat i MPJ, misionit diplomatik  ose organizatave ndërkombëtare, duke bërë një vizë private, aplikimi duhet të shoqërohet me një notë zyrtare nga MPJ ose misioni  përkatës.

    3- Jeni punonjës i qeverisë duke kryer  një vizitë private.

    4- Aplikimi duhet të shoqërohet me një notë zyrtare.

    5- Po aplikoni për  vizë studenti dhe keni studiuar më parë në MB me një vizë studenti.

    6- Në këtë rast duhen përfshirë gjithë dokumentet  mbështetëse.

    7- Studentët me bursa studimi nga Këshilli Britanik ose studentët të bursës Chevening.

    Pagesa në lekë e vizës:

     Vizë studenti (pavarësisht nga koha e qëndrimit)                 19 300 lekë

    Kriteret bazë për të studiuar:

    -Një mënyrë për të hyrë në universitet është të komunikoni drejtpërsëdrejti me universitetin ku dëshironi të shkoni. Po si të komunikoni? Për një listë të universiteve (bashke me adresën dhe numrit e telefonit apo fax) Hidhni një sy tek:

    -Informacion mbi Universitetet e Anglisë dhe kurset që mund të gjeni atje:  http://www.ucas.ac.uk%20UCAS(Universities and Colleges Admission Service) website

    -Në fakt shumica e informacionit këtu është thjesht një shikim nga lart i informacionit që jepet në lidhjen e mësipërme.

    -Mënyra tjetër për të hyrë në universitet është të bëni një kërkesë për të hyrë në universitet nëpërmjet UCAS (autoret e lidhjes më sipër). UCAS është një organizatë e madhe në Angli nëpërmjet të cilës shumica e studentëve mbështetin kërkesat e tyre për tu futur në universitet.

    -Nëpërmjet UCAS ju jeni në gjendje të drejtoni kërkesën tuaj njëkohësisht tek 6 universitetet. Ju zgjidhni 6 universitetet që ju pëlqen të shkoni, bashkë me kursin që dëshironi të bëni në secilin. Kështu ju keni më shumë shanse për t’u pranuar.

    -UCAS e kalon kërkesën tuaj tek secili nga universitetet. Pastaj është plotësisht në dorën e secilit universitet nëse do të ju pranojë apo jo. Natyrisht që në fund do të shkoni vetëm tek njeri universitet.

    -Secili universitet ka kriteret e veta. Shkurtimisht sa më i njohur të jetë universiteti aq më të larta janë edhe kriteret që vendosen. Kriteret qe vendos universiteti kanë më shumë të bëjnë me nivelin tuaj të edukimit. D.m.th me notat që keni marrë ju.

    -Universitetet i bazojnë kriteret e tyre mbi sistemin e vlerësimit në Angli. Dhe kjo është ndryshe me atë në Shqipëri. Nuk ka ndonjë procedurë zyrtare për të krahasuar vlerësimin në Angli me atë të një shteti tjetër. Megjithatë universitetet do të jenë në gjendje të tregojnë nivelin tuaj me notat që keni marrë në Shqipëri.

    Notat:
    -Provimi i maturës dhe diploma e shkollës së mesme (gjimnazit) në Shqipëri duhet të jetë i mjaftueshëm që të hyni në një universitet në Angli. Natyrisht që edhe notat tuaja do të kenë rëndësi. Në varësi të kursit që do të bëni universiteti vendos kushte të ndryshme. P.sh për “Computer Science” mund të kërkojë të paktën 8 në fizikë dhe matematikë. Ndonjë universitet tjetër mund të kërkojë të paktën 7. Oksford patjetër që do të kërkojë ti keni 10-ta.

    -Ndonjë universitet mund të ju kërkojë të jepni ndonjë provim nëse nuk janë të bindur mbi nivelin që keni. Me pak fjalë universiteti ka kontroll të plotë mbi zgjedhjen e studentëve që do studiojnë atje.

    -Natyrisht që nëse dëshironi që kërkesa juaj të ketë ndonjë shans të pranohet duhet që të kuptoni, të flisni dhe të shkruani në anglisht. Nuk është e thënë që të jeni perfekt. Universiteti ku dëshironi të shkoni ndoshta do të ju vendosë përpara një testi për të shikuar nivelin tuaj të gjuhës Angleze.

    -Kur të plotësoni formularët që merrni nga UCAS përveç informacioneve të tjera që do të jepni mbi veten tuaj do të ju duhet të jepni një përshkrim të shkurtër mbi veten dhe arsyet se pse dëshironi të studioni kursin që keni zgjedhur. Ajo çka shkruani ju aty do të shikohet nga personat që vendosën nëse do të pranoheni apo jo dhe një shkrim i mirë do të rriste shanset tuaja për të marrë një vend në universitet.

    -Për më shumë informacion për kurset e vlefshme shkoni tek UCAS ëeb site. Aty do të keni mundësi të kërkoni kursin në të cilin jeni të interesuar.

    Lista e universiteteve:
    -Për kursin që do zgjidhni p.sh (“Computer Science”) do të ju paraqitet lista e të gjithë universiteteve që kanë kursin që kërkoni. Duke klikuar në lidhjet në listë do të jeni në gjendje të shikoni kriteret që vendos universiteti për të hyrë në atë kurs. Kriteret jepen nën titullin “Qualification requirements”. Nëse nuk kuptoni se çfarë përcaktojnë ato kritere mos ngurroni të kontaktoni universitetin. Lexoni më poshtë adresën dhe numrin e telefonit të universitetit.

    -Për më shume informacion se çfarë duhet të dini dhe se si duhet të aplikoni nëpërmjet UCAS vizitoni:[url]UCAS[/url]website.

    Pagesa vjetore

    -Shuma e parave që do të ju duhet të paguani është rreth £-3000 në vit. Dhe kjo nuk përfshin apartamentin apo ngrënie. Për ato duhet të keni para të tjera mënjanë. Shuma e mësipërme mund të ndryshojë në varësi të kursit që po bëni. Nëse jeni nënshtetas i ndonjë shteti që ndodhet në BE atëherë shuma që do të paguani është shumë më e vogël, £-1500. Për të gjetur shumën e saktë të parave që do t’ju nevojite kontaktoni me universitetin direkt.