Gjirokastra pret krahëhapur Kuvendin e V-të të Labërisë

    430
    Sigal

    Shoqata kulturore atdhetare “Labëria”, dega Gjirokastër pret me kënaqësi zhvillimin e Kuvendit të V-të në Gjirokastrën e festivaleve, ku ka gjëmuar isopolifonia labe, që prej vitesh është bërë thesar i kulturës botërore në UNESCO.

    Historia e Labërisë është histori e madhe, që nga lashtësia e në periudha të ndryshme si periudha e rilindjes kombëtarë dhe ajo anti-fashisto-naziste, që ka dhënë luftëtarë trima dhe patriotë. Me qindra mijëra luftëtarë në këto luftëra janë ngritur për kombin. Ashtu siç është shkruar dhe folur  në historinë e Labërisë. Të shumtë janë dëshmorët dhe heronjtë vetëm në luftën e koalicionit anti- fashisto-nazist dhanë jetën 28-mijë dëshmorë e dhjetëra heronj mes tyre janë edhe dëshmorët dhe heronjtë e Labërisë. Kështu, duhet ta njohim ta duam dhe ta respektojmë shoqatën tonë “Labëria”, anëtarë të së cilës jemi, për ta ngritur edhe me lartë kulturën, vlerat, atdhetarinë për kohën që jemi dhe atë që do të vijë, për ta rritur edhe më tej lartësinë e saj.

    U zhvillua fushata zgjedhore, së pari në nëndegët komfort statutit të shoqatës. Me një sensibilizim të anëtarëve të shoqatës dhe gjithë opinionit gjirokastrit. Kryesitë e reja që dolën nga mbledhjet shfaqin iniciativa për përforcimin e nëndegëve  me anëtarë të rinj dhe zhvillimin e aktiviteteve kulturore atdhetare. Nëndega e komunës Antigone mori si iniciativë, që pa kufizuar dëshirën e anëtarëve të çdo familjeje, për t’u bërë anëtar  të shoqatës “Labëria”, por ta quajmë si detyrim që çdo familje të ketë një anëtar të shoqatës, si dhe të bëhen abonime në gazetën Labëria 100 %.  Nëndega e komunës Picar u programua veç pranimit të anëtarëve të rinj  e abonimit në gazetë të të gjithë anëtarëve të shoqatës vendosën të organizojnë  gjatë muajve para kuvendit grupet e këngëve dhe  valleve popullore labe.

    Mbas përfundimit në nëndegët më 26.11.2013 u zhvillua konferenca e shoqatës rrethit në qendër, ku u mbajt raporti nga nënkryetarja Vjollca Çekani mbi analizën e periudhës së kaluar. Dhe diskutimeve analitike u zgjodh kryesia e re me kryetar Ylli Muho. Dhe tre nënkryetar dhe një sekretar. Kryesia e re menjëherë hartoi programin në kuadër të Kuvendit të V-të të Labërisë në muajin prill. Në katërmbëdhjetë dhjetor kryesia organizoi një takim festiv kushtuar festave të fundvitit, ku u prezantua kryesia e re  dhe folën kryetari Ylli Muho, Vjollca Çekani, Skënder Korkuti, gjithashtu, ju kushtua në fjalët e tyre sensibilizimi për Kuvendin e V-të. U shfaqën mendime dhe propozime nga pjesëmarrësit si: të bëhen një ekspozite fotografike dhe e librit nga aktivitetet e shoqatës me libra të autorëve lebër, ku secili autor labë t’i dërgojë komisionit të caktuar për këtë ekspozitë fotografitë e librat e tij, për t’u pasqyruar në sallën, ku do të bëhet kuvendi. U fol për organizimin e grupeve dhe të këngëve gjithnjë në prag të Kuvendit. Aktiviteti u mbyll me këngë nga grupi i Picarit recitime dhe koktej.

    Gezdar Serjani  

     

    Shoqata “Labëria” në misionin e saj ka ruajtjen e traditave dhe të zakoneve

     Përvojë pune, angazhime dhe sfida për të ardhmen

     Bernard Zotaj

     Kryetari i Degës së Shoqatës “Labëria” për Tiranën

     Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria”, Dega Tiranë, në analizën llogaridhënie erdhi me disa tregues, të cilët provojnë domosdoshmërinë e kësaj shoqate tashmë me vlera për Labërinë dhe shoqërinë shqiptare. Puna e shoqatës dhe vëmendja e saj u përqendrua në zbatimin e detyrave të shtruara nga Kuvendi i IV i Shoqatës, si dhe të statusit të saj që kanë të bëjnë kryesisht me organizimin, funksionim, zhvillimin dhe mbajtjen gjallë të kulturës sonë kombëtare dhe të asaj labe. Shoqata Labëria në misionin e saj ka ruajtjen e traditave dhe të zakoneve të Labërisë tek të gjitha anëtarët e saj. Në zbatim dhe në funksion të këtij misioni edhe Dega e Tiranës e shoqatës, punë e saj në këtë periudhë tre vjeçare e ka përqendruar në këto drejtime, theksoi në raportin e paraqitur kryetari i degës Bashkim Qeli. Së pari, njohjen, ruajtjen dhe përcjelljen e traditave të Labërisë kudo ku jetojnë e punojnë labët këtu në Tiranë. Për këtë arsye vëmendje ju është kushtuar punës për evidentimin dhe përcjelljen e mesazhit që na kanë lënë të parët. Kështu janë organizuar konferenca dhe simpoziume shkencore në bashkëpunim edhe me institucione të tjera të vendit. Të tilla kanë qenë veprimtaria për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, për Luftërat Ballkanike, për Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare etj.. Së dyti, Dega ka planifikuar dhe organizuar mjaft veprimtari, të cilat e kanë rritur punën dhe kanë ngritur opinionin për të zhvilluar në vijimësi aktivitete që kanë të bëjnë me promovimin e librave të autorëve labë. Të tilla veprimtari kanë qenë ato të organizuara për librat: të Albert Xholit, të Andon Bërxullit, të Servet Tartarit etj.. Së treti, Dega ka iniciuar dhe zhvilluar në bashkëpunim edhe me institucione të tjera veprimtari që kanë të bëjnë me historinë, sigurinë, mbrojtjes, arsimimi dhe kulturën të tilla si: për jetën dhe veprën e Ismail Lesko Progonatit, Sali Nivicës, për Rexhep Qosen, përkujtimore për mjaft dëshmorë dhe heroj, për veprimtarë të shoqatës etj.. Veprimtari të larmishme u organizuar edhe në kuadrin e 100 -vjetorit të shpalljes së Pavarësisë të vendit, ku u dhanë dhe mjaft certifikata “Mirënjohje”, veprimtarëve të degës. Së katërti, Dega ka vendosur një bashkëpunim me mjaft institucione të vendit që duhet t’i thellojë më tej në të ardhmen. Në vijimësi ajo ka bashkëpunuar dhe me shoqata të ndryshme të vendit dhe me shoqatën e ushtarakëve etj.. Këtë punë duhet ta përmirësojmë dhe thellojmë më tej në të ardhmen. Nga veprimtarët e degës për punën e aktivitetin e saj në këto vite veprimtaria e saj është pasqyruar në organet e shtypit të shoqatës, në gazetën “Labëria”. Na del si detyrë që të pasqyrojmë me mirë veprimtaritë e degës sonë në këtë tribunë të lirë të mendimit lab. Gjatë kësaj periudhe anëtarë të degës kanë marrë pjesë në konferenca shkencore të organizuara nga Institucione të ndryshme të vendit. Së fundi, për punë të mirë dhe të kujdesshme gjatë këtij viti janë dalluar në mënyrë të veçantë znj. Zhuliana Zemani, z. Vezir Muçaj, z. Birbil Manaj, z. Avdul Aliko, z. Mrsian Lila, z. Hazis Guma etj.