Gjimnazi “Ismail Qemali” Tiranë, prezanton ndryshimet për “Maturën Shtetërore 2020”

125

Në gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë është organizuar sot takimi me maturantët e këtij viti për prezantimin e risive dhe ndryshimeve të Maturës Shtetërore. E pranishme në këtë aktivitet ka qenë Zëvendësministrja për Arsimin Parauniversitar, Znj. Nina Guga dhe Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) znj. Rezana Vrapi.

Ndryshimet thelbësore në rregulloren e “Maturës Shtetërore 2020” kanë qenë fokusi kryesor i këtij prezantimi. Disa prej tyre janë vlerësimi elektronik i provimeve, rritja e cilësisë së administrimit të provimeve, shtimi i masave disiplinore etj. Njëkohësisht, nxënësit dhe mësuesit u njohën me dy botimet e fundit të QSHA-së:

“Matura Shtetërore Gjuha Shqipe dhe Letërsia” dhe “Matura Shtetërore 2019, teste dhe skema vlerësimi, gjuhët e huaja, matematika dhe lëndë me zgjedhje (për gjimnazin)”, të cilat do t’i orientojnë nxënësit dhe do t’i ndihmojnë ata për t’u përgatitur më mirë.