Gjermeni inspekton projektet për transformimin e qytetit të Beratit

    372
    Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni ishte sot e pranishme në qytetin e Beratit, nga ku inspektoi së bashku me me Kryetarin e Bashkisë Petrit Sinaj projektet e financuara nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve në këtë bashki. Ministrja Gjermani shprehu kënaqësinë e saj, lidhur me transformimin urban që sipas saj, qyteti i Beratit ka pësuar, kjo falë financimeve të marra nga qeveria për vitin 2014 dhe 2015, për zbatimin e dhjetë projekteve infrastrukturore.

    “ Berati si një nga qytetet më të lashta të Shqipërisë dhe një nga vlerat e trashëgimisë botërore, për të cilat ne krenohemi, falë investimeve të kryera është tashmë një qytet më atraktiv me më shumë hapësira të gjelbëra në funksion të qytetarëve dhe turistëve të huaj dhe vendas që e vizitojnë gjatë gjithë vitit”, tha Gjermeni. Më tej ajo shtoi se “vetëm për vitin 2015 bashkia Berat ka përfituar fondin në vlerë 252,253,747 Lekë për zbatimin e tre projekteve përkatësisht “Rikonstruksionin e Parkut Dëshmorët e Kombit”, “Rikonstruksionin e Bibliotekës Vehxhi Buharaja” dhe “Rivitalizimin e shëtitores Republika dhe sheshit Teodor Muzaka”.
    Sigal