Gjermania së shpejti do dëbojë rreth 100 mijë emigrantë

    394
    Sigal

    Gjermania
    pritet të kthejë së shpejti rreth 100 mijë emigrantë në vendet e tyre.
    Kancelarja gjermane Angela Merkel njoftoi në një konferencë rajonale të CDU-së
    në fundjavë duke shtuar se rreth 60,000 prej tyre do kthehen në vendet e tyre
    vullnetarisht, përmes programeve të deportimit, ndërsa 1 e treta do përballen
    me kthim të detyrueshëm.

    Refugjatët
    që do kthehen vullnetarisht do të pajisen me biletën e avionit dhe me ndihmë
    fillestare për t’i bërë ballë kthimit në vendin e tyre të origjinës.

    Duke iu
    referuar veçanërisht Afganistanit, Merkel vuri në dukje se “jo e gjithë rinia
    afgane mund të vijë në Gjermani”.

    Kancelarja
    gjermane gjithashtu ju bëri thirrje shteteve federale të përmbushin detyrimet e
    tyre për sa i përket deportimit të emigrantëve që iu është refuzuar azili.

    Nuk
    është hera e parë që Merkel thekson nevojën për kthimin e emigrantëve të cilëve
    ju është refuzuar kërkesa për azil. 21,000 azil kërkues u deportuan në vitin 2015
    dhe 35,000 të tjerë janë deportuar në shtatë muajt e parë të 2016 nga
    Gjermania.