Gjermania kthen në Kabul mbi 120 afganë

491
Një avion i veçantë nga Gjermania, me 125 afganë të dëbuar, ka arritur në Kabul. Qeveria në Berlin po merr hapa për të zvogëluar numrin e njerëzve që kërkojnë azil në Gjermani. Afganët janë bërë grupi i dytë më i madh i azilkërkuesve në këtë vend, pas sirianëve.
Rreth 154,000 afganë kanë arritur në territorin gjerman në vitin 2015. Të kthyerit në Kabul janë larguar në mënyrë vullnetare, kanë thënë zyrtarët gjermanë. Shpresat që afganët të sigurojnë azil në Evropë janë zbehur gjithnjë e më shumë ditëve të fundit. Maqedonia ka ndaluar të lejojë afganët të hyjnë në territorin e saj nga Greqia, duke u dhënë qasje vetëm sirianëve dhe irakianëve
Sigal