Gjermania dhe Britania bllokojnë Serbinë drejt BE-së

450
Sigal

Dy shtete anëtare të BE-së, Gjermania dhe Britania e Madhe po e bllokojnë Serbinë drejt hapjes së kapitujve, ndërsa kushti i vetëm është marrëveshja për telekomunikacionin me Kosovën.

Kështu ka mësuar e përditshmja serbe “Blic”, e cila shkruan se Serbia ende nuk i ka përmbushur të gjitha kushtet për avancim të ri drejt BE-së.

Edhe pse është spekuluar se avancimin drejt eurointegrimeve e kanë bllokuar një e treta e shteteve anëtare të BE-së, një burim diplomatik i kësaj gazete ka thënë se hapjen e kapitujve 5, 25 dhe 26 e kundërshtojnë momentalisht vetëm Gjermania dhe Britania e Madhe.

“Gjermanët dëshirojnë të shohin përparim në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa Britania e Madhe nuk ka qëndrim të qartë. Londra zyrtare momentalisht është e preokupuar me problemet në vendin e vet”, ka thënë burimi, shkruan Blic.

Burimi i gazetës ka thënë se në mënyrë që Gjermania të jap dritën jeshile që Serbia të hap kapitujt, kjo e fundit duhet të arrijë marrëveshje për telekomunikacionin me Kosovën, e cila, siç shkruan ‘Blic’, nuk do të jetë aspak e lehtë duke i pasur parasysh kushtet në të cilat momentalisht zhvillohet dialogu