Gjermani, zjarr në një kamp refugjatësh, flakët shkatërrojnë 28 banesa

419
Sigal

Gjermani – Dhjetëra refugjatë kanë shpëtuar për mrekulli pas një zjarri që ra në mënyrë të papritur në një qendër emigrantësh në një periferi të Hamburgut.

Në total u dogjën rreth 28 banesa, ndërsa brigadat e zjarrfikëseve luftuan për orë të tëra me flakët. Zjarrfikësit arritën ta shuajnë zjarrin ndërsa një person u dërgua në spital si pasoje e problemeve me frymëmarrjen.