Gjermani, Veliaj takon homologun e tij, diskutohet njohja e pensioneve

    391
    Sigal

    BERLIN – Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj ndodhet në Gjermani i ftuar nga homologu i tij Jorg Asmussen si një histori suksesi e vendeve në zhvillim. Në fokus të takimit mes tyre kanë qenë edhe negociatat Shqipëri-Gjermani për njohjen e pensioneve.

    Kjo pasi pak muaj më parë gjatë vizitës së tij në Tiranë, Veliaj dhe Asmussen kanë nisur negociatat për njohjen e pensioneve të emigranteve mes dy vendeve. Pas raundit të dytë që do të mbahet muajin e ardhshëm, pritet nënshkrimi i marrëveshjes në fund të verës.

    Gjermania është vlerësohet si një ndër partnerët kryesorë të qeverisë shqiptare në fushën e arsimit profesional, modernizimit të zyrave të punës dhe së fundi, edhe në çështjen e hapjes së dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

    Po ashtu shteti gjerman ka presidencën e radhës të grupimit G7, të vendeve më të industrializuara në botë. Tre muaj përpara samitit të Qershorit në Gjermani, qeveria federale po organizon një sërë forumesh tematike me fokus punësimin, pensionet dhe aftësimin profesional të të rinjve.