Gjermani/ Ja testi për marrjen e nënshtetësisë

    888
    Sigal

    GJERMANI/ Rreth pesë milionë të huaj me kohëqendrim më shumë se tetë vjet ende nuk kanë pasaportë gjermane

    Aktualisht të gjithë të huajt që duan të marrin nënshtetësinë gjermane duhet të bëjnë testin integrues, që do të thotë duhet të dëshmojnë njohuri për Gjermaninë.

    Rreth pesë milionë të huaj jetojnë në Gjermani më shumë se tetë vjet dhe ende nuk kanë pasaportë gjermane. Qeveria gjermane dëshiron që sa më shumë prej tyre të marrin nënshtetësinë. Para dy vitesh ajo ka harmonizuar ligjin gjerman me atë evropian, që do të thotë se për marrjen e shtetësisë janë futur edhe dy teste të veçanta: dëshmia për njohjen e gjuhës dhe testi për integrimin.

    Kush e ka shkruar himnin gjerman?

    33 pyetje të zgjedhura rastësisht nga 310 sa përmban testi në tërësi. Secila pyetje ka katër mundësi përgjigjeje. Pyetja e parë është se kush e ka shkruar himnin gjerman: Friedrich von Schiller, Clemens Brentano, Johann Vvolfgang von Goethe apo Heinrich Hoffmann von Fallersleben. Përgjigjen në këtë pyetje nuk e dinë as shumë gjermanë. Sidoqoftë përgjigja është Heinrich Hoffmann von Fallersleben! Ndër pyetjet e tjera është edhe se cila e drejtë parashikohet me Kushtetutë? Mos është kjo e drejta për të mbajtur armë? Apo e drejta e më të fortit? Ndoshta e drejta e lirisë së mendimit apo ajo e marrjes së drejtësisë në duart tuaja? Përzgjedhja e përgjigjeve ndonjë herë të duket absurde, por përgjigja është e drejta e lirisë së mendimit.

    Gra turke në Gjermani

    Disa prej temave në këtë test me siguri që janë të arsyeshme. Për shembull, si është i organizuar shteti juridik në Gjermani dhe cilat të drejta dhe obligime ka një qytetar. Ndryshe, mbase edhe nuk është e domosdoshme të dihet se si quhet kancelari apo kancelarja gjermane.

    Si e vlerësojnë testin të huajt?

    “Quhem Natali, jam 29 vjeç dhe jam me prejardhje ruse. Prej tetë vitesh jetoj në Gjermani.” Teorikisht Natalia mund të shkojë në test për nënshtetësi, sepse qëndrimi tetë vjet në Gjermani është një prej kushteve kryesore. Natalia ka studiuar në Gjermani dhe ndërkohë është punësuar, kushte të tjera këto për marrjen e nënshtetësisë. Njeriu pra duhet të ketë mjaft para për të jetuar. Ndërkohë që, nuk guxon të ketë kryer vepra të rënda të dënueshme me ligj. Natalia me sy të mbyllur zgjedh një pyetje: “Sistemi zgjedhor në Gjermani është sistem treklasor zgjedhor, sistem i shumicës zgjedhore apo të drejtën e zgjedhjes e kanë vetëm burrat. Kjo e fundit nuk është me siguri. Mendoj se është sistemi zgjedhor i shumicës, pra c.”E vërtetë. Natalia i di të gjitha përgjigjet, por disa herë ia qëllonte me hamendje. Natalia mendon se testi ka kuptim, sepse njerëzit duhet të dinë për historinë dhe strukturën e Gjermanisë. Prandaj është me rëndësi të kalojnë një test të këtillë, sepse më pas mund të flasin me njerëzit tjerë dhe mund t’i kuptojnë lajmet.

    Përgatitja për testin

    Nga 33 pyetjet e obligueshme, duhet ditur të paktën 17. Nëse nuk i di, testi mund të përsëritet sa herë të duash, por secili kushton 25 euro. Ka edhe materiale për të përgatitur testin. Ndryshe, Gjermania nuk është vendi i parë evropian që ka futur një test të tillë. Në forma të ndryshme ai ekziston në Austri, Zvicër, Britani të Madhe dhe Letoni. Kritikët thonë se në disa prej këtyre vendeve, testi është tepër i vështirë dhe se për ta dhënë atë edhe vendorët duhet të përgatiten mirë. Pra duhet ushtruar e më pas me plot zemrën mund të këndohet himni gjerman.

     

     

    SHBA/ Manuali: Puna e parë nuk do të jetë ajo që preferon, por  ajo që të siguron mbijetesën

     Si të gjesh dhe kërkosh punë

     Kjo është pyetja e parë që i bëjnë vetes dhe të njohurve të tyre a emigrantët e rinj kur mbërrijnë në Amerikë. Dhe është e natyrshme, pasi gjetja e punës është çështje jetike. Fillimisht gjithkush e kupton që brenda një kohe të shkurtër është pothuajse e pamundur që të gjesh punën që dëshiron. Puna e parë nuk do të jetë ajo që preferon, por  ajo që të siguron mbijetesën. Më pas, puna ndryshon bazuar  me shkollimin, si edhe nga  kërkesat që emigranti ka ndaj vetes.

    Ka disa mënyra nëpërmjet, të cilave emigranti i ri  mund të gjejë punën e parë në Amerikë

     I- Nëpërmjet të njohurve dhe miqve. Dikush njeh një biznesmen të vogël, një menaxher një kompani pastrimesh,  ndërtimesh, hotel, restorant, piceri etj.

     II – Nëpërmjet  agjencive të punësimit, kundrejt një pagese të vogël. Këto janë agjenci të vogla, apo të mëdha. Ka edhe agjenci që merren me gjetjen e punës për refugjatë dhe azilantë. Një e tillë ndodhet në  Manhhatan dhe quhet NYANA(Nevv York Association for Neë Americans)

     III -Puna gjendet  gjithashtu nëpërmjet seksionit të reklamave për punësim që gjenden  në  gazeta të ndryshme, veçanërisht Nevv York Times. Natyrisht kjo e fundit ndihmon ata që e njohin gjuhën në mënyrë të kënaqshme si edhe kodin e zbërthimit të reklamës, pasi shumë prej tyre janë shkruar të shkurtuara. Gjithsesi, reklamat në shumicën e rasteve kane numrat e telefonit te kompanive, nëpërmjet të cilave i interesuari mund të marrë më shumë informacion. Shumë shpesh ndodh që jepet vetëm numri i fax-it, për të dërguar rezymenë (CV).

     IV – Rrugë tjetër është nëpërmjet Internetit- gjë që merr kohë  dhe emigrantët e rinj  kanë nevojë për zgjidhje të shpejta.

     Nëse reklama përmban numrin e telefonit, nuk do nguruar për të telefonuar. Shpesh mund të ndodhë që del sekretaria telefonike që  kërkon të lihet mesazh.  Para atij zëri të ftohtë telefonik, emigranti i ri  ngrin, nuk ndihet mirë, ka frikë se mos bëj gabime në të shprehur e kështu skualifikohet që në mesazh. Shumë emigrantë nuk lënë mesazhe në këto raste. Heqin dorë. Por shpesh herë lënia e një mesazhi mund të të japë në dorë zgjidhjen e problemit. Gjithë puna është që ato pak fjalë të jenë të thëna pa gabime, dhe mundësisht me ndjenjën e sigurisë.

    Kur punoja për agjencinë e punësimit NYANA, u bënim kurse  përgatitje, trajnimi klientëve tanë në lidhje  me intervistat për punësim. Është normale të kesh emocione para një interviste punësimi, por nuk do menduar sikur e gjithë jeta jote varet në atë intervistë. Edhe nëse humbet një intervistë pune, praktikisht nuk ke humbur gjë, se ti pa punë ke qenë deri atë moment. Në të kundërt ke fituar diçka: ke fituar eksperiencë. Herën tjetër, kur të të jepet rasti për një intervistë të re do dish t’u përgjigjesh më mirë pyetjeve, do kesh më siguri në vetvete.  Më kujtohet një fjalë e boses sime kur bisedonim për tensionin e madh që krijohet gjatë intervistës. Emigranti, shpesh e humbet nga emocionet. Ajo më tha: “Sikur ta dinë ata që ai (bosi) që i merr në intervistë është gjithashtu në hall të madh: Si ta dijë ai se kë po punëson?. Po sikur para tij të jetë një hajdut, një keqbërës të cilit ai i beson biznesin… Eh çdo gjë ndodh!”

    Por..

    Gjithsesi shpesh kontakti i parë  me kompaninë që ka bërë reklamën, d.m.th që ka nevojë për punëtorë, bëhet nëpërmjet telefonit, (nëse reklama e ka një të tillë), dhe shpesh me lënien e mesazhit. Do ishte i sugjerueshëm  te lihej  nje mesazh pak a shumë I tillë:

    “ Mirëmëngjesi, apo mirëdita. Më quajnë … Po telefonoj në lidhje me reklamën tuaj në Nju Jork Tajms, (apo emri i gazetës ku është vene reklama) në lidhje me vendin e punës si p.sh, elektricist,   mekanik, portier, mësues,  kujdestare fëmijësh etj.. etj.).  Numri im i telefonit është……