Gjermanët thyejnë “futbollin total” dhe fitojnë trofeun

796
Sigal

Gjermani 1974/ “Pancerat” gjermanë mposhtin në finale “tulipanët” të udhëhequr nga Krujfi

Kampionati Botëror 1974, i dhjeti në radhë, u zhvillua në Gjermaninë Perëndimore nga 13 qershori deri më 7 korrik. Turneu prezantoi për herë të parë edhe trofeun aktual të Kupës së Botës, të krijuar nga skulptori italian Silvio Gaxaniga. Trofeu i mëparshëm “Zhyl Rime” ishte fituar për të tretën herë nga Brazili në vitin 1970 dhe u mbeti atyre përgjithmonë. Gjermania fitoi titullin kampion duke mundur 2-1 Holandën. Ky ishte titulli i dytë i Gjermanisë Perëndimore pas atij të vitit 1954, të fituar në Zvicër. 98 ekipe morën pjesë në kualifikuese, përfshirë dhe Shqipërinë. Në fakt, ky është edhe botërori që soli ndryshimet e para të rëndësishme. Pas ndeshjeve në katër grupet, tetë fituesit ndahen në dy grupe të tjera e ku ndeshjet zhvillohen përsëri në sistem rrethi. Natyrisht më të ethshmit për të fituar janë të zotët e shtëpisë. Por ja e papritura! Humbja me skuadrën e Gjermaneve të Lindjes (1-0). Megjithatë Myleri e Bekenbaueri me shokë nuk shqetësohen. Nga ana tjetër viktimë e këtij botërori mbetet nënkampionia e botës, Italia, të cilën e lënë pas Polonia dhe Argjentina. Mbi të gjitha shquhet Holanda e të madhit Johan Krujf bazën e së cilës e përbën Ajaksi i Amsterdamit. Holandezët e drejtuar nga Krujf u japin leksione brazilianëve në një ndeshje, e cila mbyllet me rezultatin 2–0. Kështu duket qartë se rruga e “portokallinjve” për në finale është më se e hapur. Po ashtu dhe për skuadrën e Shenit, që ndërkohë shpalos një futboll gjithnjë e më shumë tërheqës. Ndërkohë polakët në finalen për vendin e tretë mposhtin Brazilin 1–0 duke iu a ulur edhe më shumë petkat kampionëve në fuqi. Finalja RFGJ-Holandë është e shumëpritur. Ajo u luajt, më 7 korrik 1974 në “Olimpiashtadion” të Munihut. Gjermania Perëndimore udhëhiqej nga Franc Bekenabuer, ndërsa Holanda nga ylli i tyre Johan Krujf. Për vendasit, ekuacion me shumë të panjohura përbën Krujf. Atij i është betuar të mos i ndahet deri në vdekje Fogsti. Po nuk ka kaluar një gjysmëminute lojë, saktësisht 27 sekonda dhe ai ndërhyn rëndë ndaj antagonistit të tij dhe gjyqtari anglez Teilor, pa nguruar, vërshëllen për 11-metërsh. Neskensi tregohet i saktë. Pas golit manovrimi holandez është i pandalshëm, po shpejt djemtë e Shënit që e drejtojnë këtë betejë me nerva të salduara, shkunden nga pasiguria dhe kur Helcenbaini pengohet brenda zonës nga Janseni, është radha e Brajtnerit të barazojë përsëri me 11-metersh. “Orkestra” gjermane funksion më mirë, që sjell edhe golin e dytë të shënuar nga “shkurtabiqi” Gert Myler, i cili pasi i  shmanget Hanit, e gjen të papërgatitur portierin Jongblod. Holandezët bëjnë të pamundurën dhe portën e të pandryshkurit Majer e shpëton mbi vijën e portës Brajtneri që dëbon një top të gjuajtur nga Repi. Po vetëm kaq. Fitorja u takon gjermaneve, kurse nderi holandezeve. Futbolli pragmatik i Helmur Shënit triumfoi mbi “futbollin total” të shpikur nga “gjenerali” i bankinave, Rinus Mishels.

Rezultatet

RDGJ–Australi          2–0

RFGJ–Kili                 1–0

RFGJ–Australi          3–0

RDGJ–Kili                1–1

RDGJ–RFGJ                    1–0

Kili–Australi             0–0

Brazil–Jugosllavi      0–0

Skoci–Zaire        2–0

Brazil–Skoci              0–0

Jugosllavi–Zaire        9–0

Jugosllavi–Skoci              1–1

Brazil–Zaire        3–0

Suedi–Bullgari          0-0

Holandë–Uruguai             2–0

Holandë–Suedi          0–0

Bullgari–Uruguai             1–1

Holandë–Bullgari             4–1

Suedi-Uruguai           3-0

Itali–Haiti           3–1

Poloni–Argjentinë     3–2

Itali–Argjentinë         1–1

Poloni–Haiti              7–0

Poloni–Itali         4–1

Gjysmëfinalet

Brazil–RDGJ             1–0

Holandë–Argjentinë  4–0

Holandë–RDGJ         2–0

Brazil–Argjentinë      2–1

Holandë–Brazil         2–0

Argjentinë–RDGJ            1–1

RFGJ–Jugosllavi              2–0

Poloni–Suedi             1–0

RFGJ–Suedi              4–2

Poloni–Jugosllavi      2–1

RFGJ–Poloni             1-0

Suedi–Jugosllavi              2–1

Për vendin e 3-të

Poloni – Brazil          1–0

Finalja

RFGJ–Holandë   2–1

Shënues: Breitner 25′ (p), Myler 43’/ Neeskens 2′ (p)

RFGJ: Majer, Fogts, Brajtner, Bonhof, Shvarcenbek, Bekenbauer, Grabovski, Henes, Myler, Overat, Helcenbain

Holanda: Jonglod, Zyrbir, Krol, Rijsbergen, Haan, Jansen, Rep, Neeskens, Kruif, Van Hanegem, Resenbrik.

  Përbërja simbolike e botërorit 1974

Tomashevski (Poloni), Fogst (RFGJ), Bekenbauer (RFGJ), Brajtner (RFGJ), Luis Perreira (Brazil), Bonhof (RFGJ), Deina (Poloni), Lato (Poloni), Neeskens (Holandë), Kruif (Holandë), Rensenbrink (Holandë)

Gerd Myler, “Bomber der nation”

 Gerd Myler ishte padyshim heroi i Gjermanisë, njeriu që i dha titullin. Goli i tij në minutën e 43-të vendosi fatin e finales. Pas 10 golave në “Meksikë 1970”, katër gola në “Gjermani 1974”. I mbiquajtur “Bomber der nation” (topçi i kombit) ai shënoi 68 gola në 62 takime me kombëtaren. Lindur më 1945 në Nerlinger, ku i kanë ngritur një përmendore në moshën 19-vjeçare është ndër kolonat e Bajernit të Mynihut, dhe kombëtares gjermano-perëndimore. Më 1976-n refuzon një kontratë përrallore me Barcelonën.

 YJET

Johan Krujf

Superfutbollist. Lojtari më i mirë i Botërorit 1970. Është futbollist i lindur. Në moshën 20-vjeçare bëhet pjesëtar i ekipit kombëtar. Meriton përcaktimin futbollisti më i mirë i Europës për të gjithë kohën. Tetë tituj kampion në Holandë me Ajaksin, katër Kupa të Holandës, tri Kupa të Kampioneve të Europës, tri herë futbollisti më i mirë i Europës. 33 gola në 48 ndeshje me Kombëtaren. Karriera: Ajaks, Barcelona, Los Anxheles, Uashington Diplomat. Si trajner: Ajaks, Barcelona, Katalonja.

Gregor Lato

Me shtatë të shtënat e sakta Lato do të bëhet shenjëtari më i mirë i botërorit 1974.

Berti Fogst

Mbrojtësi shtatshkurtër, por i fuqishëm ka luajtur 97 herë me fanellën e Gjermanisë.

Johan Neskens

Binomi i Neskensit me Krujfin ishte kyçi i fitoreve të shumta të Holandës. Magjik 1978.

 Rikthimi i Shqipërisë

 Pas mungesës në Botërorin “Meksikë 1970”, Shqipëria mori pjesë në eliminatoret e “Gjermani 1974”, ku pati në bilanc prej 1 fitore dhe 5 humbje (vendi i fundit). Ajo ishte në grup me Gjermaninë Lindore (dy humbje: 1-4, 0-2); Rumaninë (dy humbje: 1-4, 0-2) dhe Finlandën (fitoi 1-0 dhe humbi 0-1). Trajnerët e Kombëtares në këto eliminatore ishin Loro Boriçi, (1 ndeshje), Myslim Alla (4 ndeshje) dhe Ilia Shuke (2 ndeshje, midis të cilave dhe fitorja 1-0 me Finalndën).

Sulmuesi i Tiranës fitoi çmimin prestigjioz, si lojtari i ri më i talentuar i Superligës

 Mario Morina, talenti i sezonit

 Sulmuesi i Tiranës, Mario Morina, është fituesi i edicionit të 6-të i çmimit “Talenti Vitit” i organizuar nga Shoqata Sportive “Sporti na bashkon” me drejtues Leka Kostën (president) dhe Gëzim Nushin (sekretar), autorë të aktivitetit simpatik, unik në llojin e tij në Shqipëri. Presidenti i shoqatës, Leka Kosta, theksoi se, me këtë trofe të veçantë, shoqata “Sporti na bashkon”, “dëshiron të kontribuojë dhe të nxisë sa më shumë talentet”, ndërkohë që sekretari Gëzim Nushi, veçoi faktin se “ky çmim është një motiv më shumë për të rinjtë për të dhënë maksimumin e tyre”. Në votimin e gazetarëve sportiv në vend, ishte pikërisht sulmuesi i Tironës që grumbulloi më shumë vota, duke bërë për vete çmimin individual. Pas vendit të dytë të arritur sezonin e kaluar, tashmë 21-vjeçari bëhet fitues trofeut “Talenti Vitit”, një vlerësim që tregon rritjen e tij në aspektin personal. Sulmuesi i Tiranës, 21-vjeçari Mario Morina zhvilloi 27 ndeshje këtë sezon (1476 minuta në total): 13 me Skënderbeun (2 gola) dhe 14 me Tiranën (5 gola) fitoi çmimin e parë, në bazë të vlerësimeve të specialistëve dhe gazetarëve. Morina u kështu lojtari i shtatë që e fiton këtë çmim pas Emiljano Vilës (2008-2009), Bekim Balajt (2009-2010 dhe 2011-2012), Armando Vajushit e Odise Roshit (të dy në 2009-2010), si dhe Gledi Micit (2012-2013). Morina është lojtari i dytë i Tiranës që e fiton këtë çmim, pas Bekim Balajt në edicionin 2011-2012. Këtë edicion të 6 u dhanë dy çmime të dyta dhe dy çmime të treta. Pas sulmuesit bardheblu u renditën mesfushori Arsid Kruja i Vllaznisë dhe mbrojtësi Amir Rrahmani i Partizanit. 20 -vjeçari i shkodranëve ka qenë një pikë e rëndësishme e Vllaznisë këtë edicion duke u aktivizuar në të gjitha ndeshjet e këtij kampionati. Pas shpërthimit një sezon më parë, Kruja konfirmoi talentin e tij edhe këtë edicion, dhe vlerësimi i dhënë me këtë çmim tregon progres në karrierën e tij. Mbrojtësi i të kuqve nga kryeqyteti Rrahmani pas një nisjeje jo të mirë të sezonit ka gjetur veten duke u bërë një pikë referimi në mbrojtje. Ndërkohë në vendin e tretë janë renditur sërish dy futbollistë, Lorenc Trashi i Lushnjës, që pavarësisht faktit se skuadra ka rënë në Kategorinë e Parë, loja e tij këtë edicion ka befasuar të gjithë. Përkrah Trashit është renditur një tjetër futbollist i Partizanit, mbrojtësi Mevlan Murati. Ndërkohë me çmimin Fair Play është vlerësuar portieri i Tiranës, Ilion Lika që për arsye familjare nuk ka marrë pjesë në këtë ceremoni. Pas një sezoni të ndarë më dysh, me aktivizimin në pjesën e parë të tij tek Skënderbeu dhe më pas rikthimi në shtëpi tek Tirana, Mario Morina merr një trofe personal. Sulmuesi 21 vjeçar shprehet i kënaqur me trofeun e fituar dhe premton se ky vlerësim do të shërbejë si shtysë për të ardhmen. “Jam shumë i lumtur dhe mendoj që ky vlerësim do të më bëj të vazhdoj punën time me këtë ritëm. Shpresoj të zgjidhet gjithçka dhe të jemi pjesë e Tiranës. Në të kundërt do të shoh alternativat dhe do vendos ku do të luaj”. Për të përshpejtuar në një zgjidhje të situatës tek 24 herë kampionët, tifozët kanë premtuar rikthimin në protestë. Morina edhe pse e ndjen veten si njërin prej tyre, thekson se ai është profesionist dhe do të presë për të vendosur të ardhmen. “Tifozët kërkojnë më të mirën për skuadrën por unë jam profesionist. Nuk kemi asgjë në dorë, pasi duhen marrë ca vendime. Nëse nuk arrihen në përfundimet e duhura do të largohem”,- tha Morina.

 Çmimi “Fair Play”

 Me çmimin Fair Play është vlerësuar portieri i Tiranës, Ilion Lika. Sezonin e kaluar, këtë trofe e fitoi mesfushori i Kukësit, Igli Allmuça, ndërkohë që në vitin 2012 e fitoi portieri i Skënderbeut, Orges Shehi.

“Talenti i vitit”

Mario Morina     Tirana

Çmimi i dytë

Arsid Kruja  Vllaznia

Amir Rrahmani   Partizani

Çmimi i tretë

Lorenc Trashi     Lushnja

Mevlan Murati    Partizani

FITUESIT NË VITE

SEZONI 2008-2009

Emiljano Vila     (Teuta)

SEZONI 2009-2010

Bekim Bala (Vllaznia)

SEZONI 2009-2010

Armando Vajushi (Vllaznia)

Odise Roshi        (Flamurtari)

SEZONI 2011-2012

Bekim Bala (Tirana)

SEZONI 2012-2013

Gledi Mici   (Flamurtari)

SEZONI 2013-2014

Mario Morina     (Tirana)

Kruja: “Në Shkodër nuk mungojnë talentet”

 Për mesfushorin e Vllaznisë Arsid Kruja ky ka qenë viti i konfirmimit në Kategorinë Superiore. 20 -vjeçari, i cili u vlerësua me vendin e dytë në çmimin talenti i vitit, flet për të ardhmen e tij që duket të jetë sërish tek Vllaznia aty ku talentet nuk mungojnë. “Çmimi është një vlerësim për punën e bërë edhe pse Vllaznia kaloi një moment të keq. Fakti që më parë ky trofe është fituar nga shkodranët tregon se Vllaznia ka traditë në prodhimin e talenteve”. Kruja është bërë pjesë e përfaqësueses së 21-vjeçarëve të Shqipërisë. 20- vjeçari është një nga futbollistët më të aktivizuar këtë sezon tek Vllaznia, pasi regjistron 32 ndeshje të luajtura dhe 4 gola të realizuar.