Gjergj Ndreca: “Kërkojmë të bhemi aksionerë në privatizimin e minierave””

    413
    Sigal

    Gjergj Ndreca, një ish i dënuar politik i regjimit komunist, i përvuajtur 25 vjet në burgjet e Enverit, edhe në ditët e demokracisë, nuk i ka “ndarë” hesapet me gjykatat e njëpasnjëshme. Tashmë, nuk ka ligj për agjitacion e propagandë, por Gjergj Ndreca ndodhet në gjykata për reagimet e tij të jashtëligjshme, edhe të dhunshme, të cilat nuk i mohon,  qoftë kundër deputetëve, qoftë edhe për prishjen e rendit publik, në rastin kur demonstroi para disa kohësh, duke hipur në monumentin e Skënderbeut në Tiranë. Derisa ligji (demokratik) e ka parashikuar prishje të rendit publik, demonstrimin paqësor, duke hipur te monumenti i Skënderbeut, ne duhet të dëftohemi të bindur. Ndryshe, gjykata, jo për agjitacion më, por  për mosbindje ndaj ligjit!

    – Zoti Ndreca, përse ju shpeshherë bëheni shkaktarë të prishjes së rendit publik?

    – Unë, zotëri, reagoj ndaj padrejtësive. Reagoj si e ndjej. Kam reaguar edhe në 25 vjetët ne burgjet e Enverit, kur torturoheshim e vriteshim, ndaj nuk mund ta përmbaj revoltën përbrenda. A pyet ndokush nga këta ligjbërësit e demokracisë, për vuajtjet tona të përditshme, që janë më të rënda se ditët e burgut komunist?

    – Cila është gjendja e ish të dënuarve dhe të persekutuarve politikë sot?

    Në burgun e Enverit e të Ramiz Alisë kishim “të drejtën” e një cope buke në ditë. Po në ditët e demokracisë së Berishës, po vdesim për bukën e gojës. Kur një shtet juridik, na pyet “ Kush është i sëmurë të na thotë”, kur e di fort mirë, që ne nuk kemi bukën e gojës, kjo gjendje është marrëveshje Katovicës të Gorbaçovit, për të na lënë neve në mjerimin më të madh. Me uri kronike, vdesim rrugëve. Kur vdes një njeri nga tanët, Berisha thotë “ Një armik më pak”.

    – Kanë filluar dhënia e koncensioneve të hidrocentraleve. Juve u janë dhënë aksione?

    – 360 hidrocentralet thotë kryeministri, i ka nxjerrë për t’i dhënë me koncensione. Ua jep të gjithë ish-sigurimsave të Enverit. Ju jap një shembullin tim. Kam marrë me koncension 127 tokë në Fanjë të Mirditës. Mbi këtë tokë, kalon një lumë, e mbi të është ndërtuar një hidrocentral, që e ka një turk. Një tjetër biznesmen, ka gurore dhe ka marrë 500 mijë metra kub gurë. Unë me ligj, i kam paguar të gjitha detyrimet tatimore, ndërsa dëmi që më është bërë nga gurorja dhe hidrocentrali, edhe pse të dëshmuara nga ekspertët, nuk më dëmshpërblehet. Kam 29 seanca gjyqësore, ata vendimin e kanë nxjerrë, po unë nuk e di ku mund ta lexoj. Gjyqet sot i lodhin njerëzit, i rrjepin. Sot më shumë se kurrë, ato vargje të Fishtës, janë të gjalla.

    Në Gjirokastër thonë “Kalimera”

    Shkon në Vlorë “Bonosera”

    Shkon në Shkodër “ Dobroveçe”

    Shqipërinë tonë e ka marr dreqi.