Gjëndje skandaloze në spitale, mungojnë medikamentet dhe vaksinat bazë

    470
    Sigal

    Shqipëria ka vende të bukura, për tu vizituar nga turistët dhe normalisht përveç të tjerash vijnë edhe të ardhurat financiare për vendin tonë. Po kur nuk plotësohen kushtet minimale nga shërbimet që janë në vendin tonë atëherë edhe ato turistë që vijnë largohen me vrap në momentin që nuk mund të marr shërbimin minimal cilësor. Situata në spitalet tona lë shumë për të dëshiruar përsa i përket papastërtive, apo edhe mungesës së medikamenteve më elementare në shumicën e rasteve. Ky është një problem që është i pranishëm në shumë qytete të Shqipërisë dhe normalisht që as nuk merren masa. Shqiptarëve edhe janë “mësuar nga halli” që të mos u gjendet shërbimi në raste halli. Por kur vjen puna për të huajt që vijnë në vendin tonë ato largohen në momentin më të parë, për të marrë shërbim shëndetësor më të specializuar. Një rast i tillë i mungesës së ilaçeve që duhet të jenë me patjetër në farmaci ka ndodhur në qytetin e Gjirokastrës. Rasti i ndodhur në këtë qytet është përcjellë me shqetësim në Shoqatën e Konsumatorit Shqiptar. Shoqata në një prononcim për “Telegraf” ka theksuar se:”Një grup turistësh Gjermanë prej disa vetësh vizituan Gjirokastrën si vend turistik dhe qytet të vjetër. Për çudi  kur ata u larguan nga qendra  të qytetit njërin nga turistët e hëngri qeni. Këta turistë i shoqëronte përkthyesi Ermir Asllani një koordinator i vjetër i SHKSH. i cili na përcolli edhe rastin. Personi i kafshuar shkoi në spital për të kërkuar një  vaksinë anti-rabike, e cila do e ndihmonte në këtë rast”. Sipas informacioneve të marra për “Telegraf” shërbimi shëndetësor i siguroi vetëm antitetanozin, sepse për vaksinë tjetër antirabike nuk dispononin. Po ashtu sipas informacioneve të marra turistët  më pas turistët shkuan në disa qytete të tjera, por nuk mundën që të gjejnë. Po ashtu ata shkuan edhe në qytetin e  Durrësit pas ditës 6 dhe ky shërbim nuk ju dha, me pretendimin se kjo vaksinë nuk i takon shërbimit shëndetësor, por i takon që ta mbajnë shërbimet spitalore. Por realisht ajo nuk u gjend në asnjë vend, në farmacitë që ato kërkuan. Turisti i sëmurë dhe i kafshuar nga qeni i shqetësuar shumë, porositi në Bari të Italisë për t’i ardhur vaksina. Dhe më pas nga frika ai u tremb dhe shkoi në vendlindje për t’u kuruar, pas një eksperience të tillë. Por raste të tilla të mungesës së medikamenteve pranë shoqatës shkojnë çdo ditë.

    Sugjerime nga SHKSH për  Ministrinë e  Shëndetësisë

    ·Të zgjidhë problemin e vaksinimeve anti-rabike, antivipera, etj..

    ·Të sigurohet vaksina anti-tetanozit, antidifterisë dhe vaksina të tjera për të cilat sipas konsumatorëve mbahen në kushte jo frigorifetike, por mbahen në xhepa, dhe si të tilla këto nuk e kanë më efektin e duhur.

    ·Një faktor që ë bën vaksinën të pavlefshme është mungesa e energjisë së bazave frigoriferike, prandaj duhet t’i kushtohet vëmendje dhe kujdes nga personeli mjekësor.

    Mungesa e higjienës, armiku tjetër i spitaleve

    Sot situata në disa prej ambienteve të Qendrës Spitalore lënë shumë për të dëshiruar, aq më tepër kur bëhet fjalë për shërbimin që u bëhet pacientëve që shkojnë në dyert e këtij spitali. Në godinat e mëdha të këtij spitali, ndodhet edhe reparti i kirurgjisë, i cili nuk plotëson as kushtet më minimale për shërimin e të sëmurëve që kanë fatin jo të mirë që të përplasen në dyert e tij. Kirurgjia është vendi, ku higjiena duhet të jetë në kufijtë më maksimal, pasi aty janë personat që pasi kryejnë një ndërhyrje kirurgjikale kanë shanse më të mëdha që të marrin infeksione më lehtë se personat e tjerë të sëmurë. Por këtu ajo që duhet të jetë në të vërtetë dhe realiteti që është janë shumë larg. Teksa futesh në hyrje të repartit të kirurgjisë të shoqëron një erë e keqe pisllëku dhe ambiente që më shumë të ngjajnë me ato të godinave të braktisura dhe të parikonstruktuara prej dekadash. Pamjet që të ofron  ky ambient që në hyrje të tij janë të përbëra, nga mure të lagështa dhe të palyera prej vitesh, shkallët që të çojnë në katin e sipërm të kësaj godine janë të “balsamosura” me çamçakëzë të hedhur prej kohësh, po ashtu edhe bishtat e cigareve e plotësojnë këtë sfond të trishtë që gjen në këto ambiente. Përveç kësaj, ajo çka i fal një pamje tejet të zymtë këtij spitali është edhe për faktin se godina është tejet e amortizuar dhe e vjetër, ku rrezet e diellit me zor hynë në ndonjë cep.