Gjendet kufoma e një të moshuari në Himarë

431
Një kufomë është gjetur pasditen e sotme në bregdetin e Himarës. Kanë qënë kalimtarë të rastit ata që kanë lajmëruar policinë pasi panë trupin e pajetë. Nga të dhënat e para mësohet se kufoma është e seksit mashkull rreth 50-60 vjeç por ende nuk është identifikuar. Trupi është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal të Vlorës, ku do ti nënshtrohet një ekspertize mjeko-ligjore. Grupi i hetimit ka nisur punën mbi shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se 60 vjecari mund të jetë mbytur në det, pasi nuk ka shenja dhune mbi trup. 
Sigal