Gjebrea: Zero shanse për azil ekonomik në BE, e ardhmja e shqiptarëve në Shqipëri

    411
    Zëvendës/Ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea, pjesmarrëse në takimin e “Konventës për Integrmin Europian”, lëshoi një apel të qartë për shtetasit shqiptarë që i drejtohen vendeve të Perëndimit për azil.
    Gjerbrea: “Nuk ka asnjë shans për të marrë një azil ekonomik në vendet e BE-së, e ardhmja e shqiptarëve është në Shqipëri dhe të gjithë duhet të punojmë sëbashku. Çdo qytetar shqiptar që do të shkelë rregullat e qëndrimit në vendet Shengen do të penalizohet dhe do të rikthehet me proçedurat dhe marrëveshjet që ka Shqipëria me vendet e BE, prandaj është një kosto për qytetarin, një kosto për familjen dhe në fund të fundit do të jetë një kosto edhe për shtetin”.
    Ekspertja sllovene, Suzan Votralova, solli eksperiencën e vendit të saj për uljen e numrit të azilkërkuesve.
    Ajo nënvizoi rëndësinë e informimit të vazhdueshëm të qytetarëve shqiptarë mbi të drejtat e lëvizjes në vendet e BE-së.
    Sigal