Gjashtë universitete greke në 800 më të mirët në botë

    1019
    Sigal

     Me gjithë krizën ekonomike dhe ndikimet që ajo ka në sektorin e Arsimit, institucionet greke duket se kanë akoma një nivel të lartë, pasi bazuar në Tabelën Ndërkombëtare të Renditjes se Universiteteve për vitin 2013, e realizuar nga kompania QS, gjashtë universitete greke renditen në 800 institucionet më të mira arsimore në botë. (Ky lajm është konfirmuar nga Ambasada Greke në Tiranë, nëpërmjet Zyrës së saj të Shtypit) Universiteti më i mirë për të dytin vit radhazi është Universiteti “Aristotelio” i Selanikut, i cili është ngjitur në renditje pasi nga pozicioni 451-500 që ndodhej në 2012, tashmë gjendet në vendin 471-480, raporton Topuniversities.com. Në vijim ndodhet Universiteti i Kretës në vendin 491-500, Universiteti Kapodistriak i Athinës dhe Universiteti Politeknik Kombëtar Metsovio, të cilët ndajnë së bashku pozicionin 501-550. Listën për universitetet greke  e mbyll Universiteti i Patrës në vendin 601-650 dhe Universiteti Ekonomik i Athinës i pozicionuar në vendin +701.

    “Shumë bij të huajsh në klasë”. Prindërit italianë tërheqin fëmijët

    Në një shkollë fillore në Costa Volpino, dy të tretat e të regjistruarve në një klasë të parë janë bij imigrantësh. Prindërit italianë heqin fëmijët nga ajo shkollë.

    Romë, 9 shtator 2013 – Rihapen dyert e shkollave e kthehen rastet e klasave të përbëra vetëm nga fëmijë imigrantësh. Rasti i fundit verifikohet në një shkollë fillore të Costa Volpinos, komunë e vogël në provincën e Bergamos.

    Shkolla ka vetëm një klasë të parë, në të cilën këtë vit ishin regjistruar 21 fëmijë, katërmbëdhjetë nga këta bij emigrantësh. Pjesa më e madhe janë me origjinë marokene, shqiptare e rumune, duke reflektuar në mënyrë koherente gjeografinë e imigracionit në zonë.

    Fakti që në banka do të uleshin kultura nga e gjithë bota, nuk është interpretuar si diçka pozitive, si një pasurim nga prindërit italianë. Një nga një ata kanë hequr fëmijët e tyre nga shkolla, fillimisht duke i kërkuar drejtorit Umberto Volpi t’u gjente një vend në shkollat e tjera e më pas duke u vënë vetë në lëvizje.

    “Duhet punuar, në nivele të ndryshme, që situata si ajo e Costa Volpinos të mos verifikohen” komenton ngjarjen Elena Carnevali, deputete PD e zgjedhur në Bergamo. “Tashmë është diçka e ditur se atmosfera më e mirë e shkollimit është në klasat ku takohen realitete të ndryshme”, nënvizon ajo, duke pranuar ë “kjo atmosferë edukimi kërkon “personalizimin e ofertës didaktike”, objektiv ky që nuk i përshtatët mungesës së burimeve dhe të mësuesve.

    “Institucioni shkollë – shton Carnevali – ka për detyrë të nxisë integrimin duke i garantuar çdo nxënësi një rrugëtim shkollor që të favorizojë sa më mirë zhvillimin e aftësive personale, gjë që vështirë të arrihet në një klasë dedikuar vetëm të huajve.  Kjo detyrë është një nga sfidat pedagogjike më të vështira e më shpërblyese të kohës sonë”.

    Ja të gjitha dokumentet që nevojiten për të studiuar në Mbretërinë e Bashkuar:

    1-Një formular i plotësuar (VAF 1). Dy fotografi, të cilat nuk duhet
    të jenë më të vjetra se 6 muaj nga data e aplikimit
    2-Pasaportë e vlefshme jo më pak se 6 muaj ose për gjithë
    kohëzgjatjen e studimeve të propozuara në MB nëse do të studioni më
    shumë se 6 muaj.
    3-Certifikatë personale dhe familjare të aplikantit me vulën e
    Prefekturës dhe të Ministrisë së Jashtme.
    4-Diploma dhe dëftesa e notave të shkollës
    5-Vërtetim nga shkolla ku studioni nëse jeni student/nxënës në
    vazhdimësi
    6-Letërpranimi nga një shkollë ose universitet me pagesë në MB. Letra
    e pranimit nga shkolla duhet të përmbajë të dhënat e mëposhtme:
    a)koston e tarifave të kursit dhe faturën e pagesës, hollësi mbi
    akomodimin dhe kostot përkatëse, hollësi mbi kursin (numrin e orëve
    të mësimit në javë, lëndët, etj)
    b)datat e fillimit, kohëzgjatja e kursit dhe datat e përfundimit të
    kursit apo studimit tuaj në MB
    7-Dëshmi të gjendjes financiare që vërteton se keni fonde të
    mjaftueshme për të përballuar shpenzimet gjatë periudhës së studimeve
    në MB. Nëse shpenzimet do të mbulohen nga ju ose familja juaj, duhet
    të paraqisni dokumentet e poshtëshënuara:
    a)librezë personale ose të familjes të kursimeve ose deklarata
    bankare
    b)dëshmi të të ardhurave personale ose të anëtarëve të punësuar të
    familjes suaj. Nëse dikush nga familja është i vetëpunësuar, duhet të
    paraqisni dokumentacionin që vërteton biznesin e tij/saj
    Nëse keni prona në emrin tuaj apo si trashëgimtarë, duhet të
    paraqisni vërtetimet hipotekore mbi këto prona
    8-Nëse ju sponsorizoheni nga një person apo institucion në MB, duhet
    të paraqisni dëshmi të statusit ligjor të sponsorit, fotokopje të
    pasaportës së tij/saj dhe dëshmi të gjendjes së tij financiare ose
    vërtetim nga institucioni që sponsorizon studimet tuaja.
    9-Nëse jeni student ose nxënës, duhet të keni leje për t’u shkëputur
    nga shkolla që ndiqni aktualisht. Nëse jeni i punësuar, duhet të
    paraqisni një letër nga punëdhënësi juaj që cilëson se ju jepet leje
    për të ndjekur studimet.
    10-Pagesa e tarifës së vizës bëhet në momentin e aplikimit.
    11-Pagesa e tarifës së vizës bëhet vetëm në lekë shqiptarë.
    12-Lista e tarifave të vizave është e publikuar në stendën e
    Ambasadës.
    13-Tarifa nuk rimbursohet pavarësisht nga rezultati i aplikimit.