Gjashtë ëndrrat dhe misticizmat që ndryshuan rrjedhën e shkencave

486
Shkenca nuk përparon vetëm falë kërkimeve por edhe racionalitetit të ftohtë. Disa nga zhvillimet shkencore më të pabesueshme në histori, janë rezultat i ëndrrave, intuitës dhe asaj që ne në përgjithësi e cilësojmë si “pjesa mistike e trurit”. Ja 6 shkencëtarët, ëndrrat dhe përvojat mistike të të cilëve ndryshuan historinë:
1. Ëndrra e Mendelejevit me tabelën periodike
Në vitin 1869, Dimitri Mendelejev zhvilloi dhe publikoi tabelën periodike, ku elementet kimike janë të vendosur në bazë të vetive të tyre atomike dhe kimike. Ai kishte patur sukses në përpjekjen e tij për të gjetur një model logjik për organizimin e elementëve kimike. Një natë e kishte zënë gjumi mbi tavolinën e tij të punës, ndërsa kur u zgjua deklaroi se e kishte parashikuar renditjen e plotë të elementeve në një ëndërr: “Unë pashë në ëndërr një tabelë ku gjendeshin në vendet e tyre të gjitha elementet ashtu siç kërkohej.
Sapo u zgjova, e shkrova në një copë letër, dhe vetëm në një vend bëra një korrigjim që m’u duk i nevojshëm”. Ndersa qe duke fjetur, mendja e pandërgjegjshme e Mendelejevit sintetizoi dhe organizoi të dhënat, që mendja e tij e ndërgjegjshme kishte thithur gjatë punës. U krijua një kuptim më holistik dhe i plotë i çështjes, i cili është vendimtar për zgjidhjen e problemeve.
2. Ëndrra me atome e Nils Borit
Nils Bori është babai i mekanikës kuantike, ndërsa fitoi Çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1922. Ai zhvilloi modelin e atomit, ku elektronet rrotullohen rreth bërthamës, dhe mund të kërcejnë në një nivel tjetër energjie ose në një orbitë tjetër, koncepte që janë ende sot të vlefshme. Bori fliste shpesh për ëndrrën frymëzuese, e cila e çoi në zbulimin e strukturës së atomit. Ai kishte tentuar të hartonte korniza të ndryshme për konfigurimin e atomit, por askush nuk do të përshtatej. Një natë, ai pa në ëndërr elektronet që silleshin rreth bërthamës së atomit, ashtu si planetet rreth Diellit. Pasi u zgjua, ai ndjeu se vizioni që kishte parë qe i saktë, dhe menjëherë shkoi në laboratorin e tij në kërkim të provave shkencore për të mbështetur ëndrrën e tij.
3. Simboli i Ouroboros dhe zbulimi i strukturës së benzenit
Kimisti gjerman i shekullit XIX-të, Fridrih August Kekul është i famshëm për zbulimin e strukturën e benzenit, dhe po kështu strukturës së të gjitha elementëve aromatike. Asokohe nuk kishte asnjë mënyrë teknike që ai të mund të shihte vizualisht strukturat, prandaj ato duhej të ravijëzoheshin duke u bazuar tek vetitë kimike.
Kekul tregonte se kishte parë një ëndërr, ku një gjarpër kishte kafshuar bishtin e vet, dhe kjo ishte frymëzim për zbulimin e strukturës së unazës së benzenit. Gjarpri në këtë pozicion është një simbol fetar dhe mitologjik në shumë kulturave të lashta, i njohura si Ouroboros. Kekul është gjithashtu i njohur për formulimin e teorisë së strukturës kimike. Ai pa gjithashtu në ëndërr se molekulat dhe atomet qenë “duke u sjellë në një vallëzim të shpenguar”, çka frymëzoi edhe teorinë e tij të strukturës kimike.
4. Ëndrrat e Ajshtajnit mbi relativitetin
Kur Albert Ajnshtajni ishte adoleshent, paa një ëndërr shumë të gjallë, e cila do të ndikonte gjatë rrjedhës së jetës së tij. Ajnshtajni e përshkruan kështu ëndrrën e tij (e përjetuar rreth viteve 1890-1895):”Isha duke rrëshqitur natën me slitë bashkë me miqtë e mi. Fillova të rrëshqas poshtë një kodre, por slita ime filloi të ecte gjithnjë e më shpejt. Po ecja aq shpejt sa që e kuptova se isha duke iu afruar shpejtësisë së dritës.
Në atë pikë pashë yjet. Ato kishin ngjyra që nuk i kishta parë kurrë më parë. U mbusha me një ndjenjë mahnitjeje. E kuptova se në një fare mënyrë isha duke kërkuar kuptimin më të rëndësishëm në jetën time”. Ëndrra qe një frymëzim për atë që do të bëhej më vonë Teoria e Relativitetit. Ajnshtajni thotë se e gjithë karriera e tij shkencore, qe një meditim mbi këtë ëndërr. Por a mund të ketë qenë më shumë një vizion paralajmërues, se sa thjesht një ëndërr?
5. Vizioni i Rene Deskartit mbi hyjnoren dhe shpirtrat e këqinj
Një vizion është diçka e parë në ëndërr ose një përvojë e mbinatyrshme, që zbulon informacionin nëpërmjet një zbulese. Vizionet janë të lidhura me traditat fetare dhe shpirtërore, dhe sigurojnë njohuri të larta apo të kuptuarit e realitetit njerëzor. Një shembull i dukshëm është Rene Dekarti, i cili përjetoi një seri prej tre vizionesh natën e 11 nëntorit 1619, për të cilat ai tregon se një shpirt hyjnor i shpalli atij një filozofi të re, e cila e kombinuar matematikën dhe filozofinë krijonte një disiplinë të re, gjeometrinë analitike. Nëpërmjet këtyre vizioneve ai gjithashtu zbuloi se të gjitha të vërtetat janë të lidhura me njëra-tjetrën. Dekarti pati ndërkaq biseda imagjinare me një “Demon të Lig” ose një “Gjeni të Lig” në veprën e tij “Meditimet mbi Filozofinë e Parë” (1641), një personazyh që është “sa i zgjuar dhe mashtrues aq edhe i fuqishëm, dhe që bën çdo përpjekje për të më mashtruar”. “Demoni i Lig” është përdorur si një metodë e dyshimit sistematik, ku ne duhet të dyshojmë madje dhe mbi shqisat tona, të cilat mund të na çojnë në rrugë të gabuar. Qëllimi është të përdorim dyshimin si një mënyrë për të përvetësuar njohuri mbi gjërat, për të cilat dikush nuk mund të dyshojë. Prej këtij momenti vjen edhe shprehja e famshme “mendoj, pa ekzistoj”: Dekarti u përpoq të dyshonte mbi ekzistencën e tij, por fakti që ai dyshonte mbi këtë, dëshmonte se ai ekzistonte, pasi ai s’mund të dyshonte në rast se nuk ekzistonte.
6. Vizioni i Perëndeshës Namakkal nga Srinivasa Ramanujan
Srinivasa Aiyangar Ramanujan (1887-1920), ishte një matematikan indian, që thuajse pa asnjë trajnim formal, dha një kontribut të jashtëzakonshëm në matematikë dhe thuajse të gjitha pretendimet e tij janë dëshmuar të sakta. Ai fillimisht i zhvilloi vetë studimet e tij matematikore në izolim, duke zhvilluar mbi 3900 teorema matematike. Ramanujan ia dedikonte punën e tij Perëndeshës hindu Namakkal dhe bashkëshortit të saj, e cila në mënyrë të përsëritur do ta vizitonte atë në ëndërr dhe njihte me fletushkat e formulave komplekse matematikore. Ai më pas do t’i testonte dhe provonte ato pasi zgjohej. Në 125-vjetorin e lindjes së tij, India e shpalli 22 dhjetorin “Ditën Kombëtare të Matematikës”.
Sigal