Gëzim Zilja: Rrethimi i Shkodrës dhe Esat Pashë Toptani

1162
Libri Me titullin “Rrethimi i Shkodrës’’ është botuar në Milano në vitin 1913, nga korrespondenti italian i luftës Gino Berri, fill pas largimit nga Shkodra të ushtrisë serbo-malazeze, që nuk ndenji as një muaj në qytetin e Shkodrës. Është një libër-ditar, kronikë e luftës për mbrojtjen e qytetit, tetor 1912-prill 1913. Duke qenë i shkruar nga një dëshmitar okular, libri me episodet e tij të jashtëzakonshme, është një dëshmi e fortë e asaj sesi u luftua nga të dy palët; turqit dhe shqiptarët nga njëra anë dhe serbët me malazezët nga ana tjetër. Ndërkohë Shqipëria ishte shpallur shtet i pavarur më 28 nëntor të vitit 1912, por gjendja e saj ishte thellësisht kaotike. I vetmi oaz i lirë ishte Vlora me disa nga rrethinat e saj. Duke përfituar nga shkërmoqja e perandorisë osmane ushtria serbe pushtoi Luginën e Sipërme të Vardarit kaloi Sanxhakun dhe Novi Pazarin hyri në tokat e Kosovës të Rrafshit të Dukagjinit dhe iu drejtua Durrësit. Ushtria greke nga Jugu, pas luftimeve në Thesali pushtoi bregdetin e Himarës dhe arriti deri në Qafën e Llogorasë. Ndërkohë forcat e ushtrisë malazeze rrethuan Shkodrën, e cila qëndroi rreth 6 muaj nën rrethim, duke bërë një rezistencë mbinjerëzore. Lufta e shqiptarëve tashmë zhvillohej kundër robërisë turke, por njëkohësisht edhe kundër pushtuesve të rinj.
…..
për më tepër lexoni gazetën Telegraf….
Sigal