Gëzim Llojdia/ Fshatra shqiptare me emra sllav

    1049
    Sigal

    Pasojat e pushtimeve në Shqipëri kanë qenë katastrofike, madje as hordhitë  e Cingiz Khanit nuk do të kryenin këto barbari

    Kur invazioni serb zbriti deri në jug, ai krijoi jo vetëm shkatërrime të mëdha. Pas dobësimit të Perandorisë Bizantine dhe Perandorisë Bullgare, në mes dhe në fund të shekullit të 13-të,shumica e territorit të vendit u bë pjesë e Serbisë. Trisubjekte  shkruajnë burime të huaja, mbulojnë historinë e Shqipërisë, ndërmjet fund të shekullit të 12-të deri në fund të shekullit të 14, kur principatat shqiptare ishin krijuar në gjithë Shqipërinë. Ky vend dhe kjo tokë ka parë një sërë pushtimesh nga pushtues të egër nga kohët të hershme, kujtojmë luftërat e ilirëve me romakët deri te:gotëve, astrogotëve, visigotëve, hunëve, avarët, maqedonasit dhe më të vonshme përmendim :pushtimet serbe, bullgare, austro-hungareze, malazeze, greke, italiane e gjermane shekulli i XX ,deri në 1998 çlirimi i Kosovës,nga intervenimi i forcat  të NATO-s.

    “Një pushtim është një ofensivë ushtarake,-thotë ëikipedia, në të cilën pjesë të mëdha të luftëtarë të një njësie ekonomike gjeopolitik në mënyrë agresive hyjnë në territorin e kontrolluar nga një njësi ekonomike tjetër të tillë, në përgjithësi me objektivin pushtues, çliruese ose ri-vendosjen e kontrollit ose autoritetit mbi një territor, duke detyruar ndarjen e një vendi, duke ndryshuar qeverinë krijuar apo fituar koncesione, ose një kombinim i tyre”. Dëshmitë arkeologjike tregojnë se invasionet kanë qenë dukuri të shpeshta që nga parahistoria. Në antikitet, para se të krijoheshin komunikimi me radio dhe transporti  të shpejtë, mënyra e vetme për të siguruar përforcime adekuate ishte për të lëvizur ushtrinë si një forcë masive. Kjo, nga vetë natyra e saj , çoi në strategjinë e pushtimit.

    Pasojat e pushtimeve në Shqipëri kanë qenë katastrofike, madje as hordhitë e Cingiz Khanit nuk do të kryenin këto barbari mbi këtë truall dhe së fundi, Lufta  e Dytë e Përbotshme, ka lënë ende pasoja, ndërkohë që,  në vjeshtën  e tretë, do të jetë  në epiqendër, 70- vjetori i çlirimit nga pushuesi nazist. Dihet, që shqiptarët kanë autorësinë më të hershme për autoktonë në trojet e tyre. Datimet përcjellin një numër të rëndësishëm objekte të kohëve të hershme. Gjurmë: murre rrethues, varre monumental, portik hyrës, turra, monedha, ngrehina, rrënoja, hambar, porta, ujësjellës, depo etj.. Emra të hershëm sa qytetërimi grek. Dyrrah, Apoloni, Amantia, Bylis, Lisus etj.. Vlerësimi: Besa-“Shqiptari kur jep fjalën,ther djalën”. Zemërbardhë. Fisnik. Portat e shtëpive prej guri për mikun të hapura kanat. Të huajin e ruanin në besën e tyre. Kishte kanun me ligj, nene e kode, kur s’kishte gjëkundi shtet. Fqinjësia: Ishin fqinjë të mirë shqiptarët. Nuk u binin në qafë fqinjëve, ndërkaq këta të fundit ishin, që kishin humbur drejtpeshimin, që u kërcënonin padrejtësisht kufijtë. Që u shkrumbëzonin shtëpitë. U rrëzonin udhëheqësit me pabesitë e tyre… Në këtë bashkëjetesë me fqinjët, shqiptarët kishin njohur nga fqinjët,përveçse sulme e pushtime varre të hapura, mort të rënduar, arkë-mort në vite, bashkë me zinë e pushtimit. Për 500 vjet llogaritet guaska  e rëndë e perandorisë osmane. Me rënien e guaskës osmane kur pritej të ndodhte riparimi i kohës, vërshuan, fqinjët. Në veri shkjau serb, në jug greket e pabesë, ushtri që infektonin vdekje. Pushtime pushtuesish ndërmerren ekspedita ndëshkimore në tokat e shqiptareve. Malazezet, austro-hungarezët, francezët, italianët vërshuan nëpër kohën turbulluese të viteve ‘14-‘20,kurse në kohën pushtuese të luftës së dytë, fashistët e përtej detit dhe nazistët e Rajhut të tretë. Në këtë babiloni pushtuesish, pushtimet sillnin kohë të tmerrshme pushtimi. Ata,që janë të pushtuar e dinë se çfarë ngjyre ka në të vërtetë, pushtimi. Në këto kushte, çdo popull do t’i kishte  humbur toruan. Dhe e humbën mjaftë kombe. Ndërkaq, mbijetuam deri së fundit ata të Kosovës, përpara këtyre katastrofave,ku riparimi bëhej gjithmonë e më i vështirë, e shtuan qëndresën  duke shtuar edhe shumëzimin.

    Nga gjithë kjo histori,  fenomeni që ka mbetur pas dhe më pak i vëmendshmi është ende  ka fshatra, vende, lumenj etj., që janë “denbabaden  shqiptarë”, por mbajnë emra të pushtuesve të shumtë, që kanë kaluar përmbi tokë në gjithë ekzistencën e saj. Faktet, sjellin nëpër shekuj janë ndriçime, që zbardhërojnë errësirën e ngucur nga kohët e zymta. Profesor Eqrem Çabej, thoshte se, “emrat e vendeve janë më autoktonë e më të qëndrueshëm dhe më të lidhur me hapësirën e truallin, sesa emrat e personave që janë më të lëvizshëm e më të shtruar ndaj modës së kohërave”. Sipas tij, dihet se arrijmë shpeshherë në një situatë gjuhësore shumë më të vjetër se ajo që dëshmohet me burime të shkrimit, ato paraqesin si të thuash pika të ngulëta brenda lëvizjeve të popujve e të gjuhëve, prandaj ndihmojnë në rindërtimin (rekonstruksionin) e situatave të mëparshëm. Ndërsa studiuesit e toponomastikës shqiptare, që morën në vështrim emrat e qyteteve, emrat e rrjedhave të ujit, maleve, shkëmbinjve, luginave etj., që shpjegohen përmes zhvillimit fonetik të gjuhës shqipe, po ashtu paraqesin një shtresë të lashtë të toponimisë që nga koha antike e deri më tani. Arsyetim ky, se onomastika ishte lëndë e parë që hapi shtigjet e hulumtimeve historiko- gjuhësore rreth vazhdimësisë së pandërprerë iliro-shqiptare, e cila u përdor nga albanologët e huaj, e më vonë edhe nga studiuesit shqiptarë.

    Nën sundimin e romakëve, ishte një qytet i rëndësishëm port. Vlora fitoi edhe një version tjetër të emrit të saj – Valona. Më vonë ajo ishte pjesë e Perandorisë Bizantine. Për një periudhë të shkurtër kohe është qeverisur edhe nga bullgarët. Pas vdekjes së Stephen Dušan-it në 1355, perandoria e fuqishme e ndërtuar nga ai ra. Princat që morën pushtetin në Shqipëri për shkak  të  grindjeve  nuk ishin në gjendje të sfidojnë një armik të fuqishëm nga Lindja. Shpejt Vlora ka ndryshuar pushtuesin e tij dhe emrin përsëri. Ajo u bë pjesë e Perandorisë Osmane – nën emrin e Avlonya.

    Vërtetësia  dhe argumentimi shkencor përbënë një vlerë për  banorët e gjirit të  Vlorë, lidhur me të djeshmen dhe të sotmen. Akademik Shaban Demiraj midis të tjerave është shprehur: “… Sqarimi i pyetjes së mësipërme edhe për periudhën pas ardhjes se tribuve  në viset e banuara sot nga shqiptaret paraqitet bukur, i vështirë, sepse jo vetëm për kohërat e hershme, por edhe për periudhën e Mesjetës nuk mund të flitet për popullsi krejt të papërziera, jo vetëm në gjirin e Vlorës dhe në viset e banuara nga shqiptaret, por edhe në Gadishullin Ballkanik e me gjerë. Mjafton të kujtojmë dy periudhat e sundimit te mbretërisë Bullgare gjatë shekujve IX – XIII dhe të mbretërisë Serbe të nemanjideve gjatë shekujve XII – XIV, që kanë lënë gjurmë të shumta jo vetëm në fjalorin e gjuhës shqipe, por edhe në emrat e vendeve, gjurmë këto, që të lënë përshtypjen e një kolonizimi të pjesshëm të viseve shqiptare nga ana e pushtuesve sllavë. E njëjta vërejtje vlen edhe për periudhat më të hershme, sidomos për periudhën e sundimit të gjatë romak, që solli si pasojë romanizimin e një pjese të mirë të popujve të Ballkanit, si edhe për periudhën me të hershme të themelimit të kolonive greke në brigjet e Mesdheut, të Adriatikut e gjetkë. Si rrjedhim i këtyre ngjarjeve historike për periudhën e lashtësisë dhe të mesjetës, është e vështirë të flitet për një popullsi krejt homogjene në viset e banuara nga shqiptarët, duke përfshirë edhe vendbanimet e gjirit të Vlorës.

    Përpjekja që ka bërë Zogu në vitet ‘30 e shqyrton historiani, Fatos Daci, i cili thotë:

    “Me dekretin e datës 5 maj, Zogu I, Mbret i Shqiptarëve vendosi për ndryshimin e emrave dhe autorizoi qeverinë për të vepruar. Qëllimi i këtij dekreti shprehet qartë në Nenin 1, ku shkruhet: “Autorizohet qeveria për të zëvendësuar me emra të përshtatshëm ato të disa prej qyteteve, katundeve, lagjeve, lumenjve të Mbretërisë, të cilat kanë humbur në kohën e shkeljeve dhe okupacioneve të huaja emrat origjinalë të tyre për të marrë emra të imponuar nga të huajt”. Në zbatim të ligjit mbi “Ndryshimin e emrave të disa katundeve, qyteteve, lagjeve, lumenjve etj.”, në të gjithë prefekturat e mbretërisë u ngritën komisione shtetërore, të cilat do të bënin studimin e konvertimin e të gjithë emër vendeve të deriatëhershme. Ndërkohë, në çdo komunë apo bashki u ngritën komisione të tjera vendore. Në krye të komisionit qeveritar ishte Ajet Libohova. Pas 14 muajve pune intensive komisionet shtetërore vendore të komunave, të bashkive dhe të prefekturave të vendit kryen studimet e duhura dhe morën vendimet përkatëse, të cilat ia paraqitën komisionit qendror. Komisioni qendror, në gusht të vitit 1938 ia paraqiti komisionit të posaçëm të qeverisë për miratim. Në përbërje të Këshillit të Ministrave që vendosi për ndërrimin e emrave morën pjesë Faik Shatku-zv.kryeministër e ministër i Drejtësisë (që drejtoi edhe mbledhjen), Ekrem Libohova-ministër i Jashtëm, Musa Juka-ministër i Brendshëm, Kolë Thaçi-ministër i Financave, Abdurrahman Dibra-ministër i Arsimit, Rrok Gera-ministër i Ekonomisë. Siç shihet dy (të dy ministra) nga 6 anëtarët, madje, njëri dhe kryetari i këtij komisioni, qenë dibranë. Në përfundim të shqyrtimit Këshilli i Ministrave me një vendim të posaçëm vendosi që emrat e katundeve, qyteteve, lagjeve e lumenjve të ndryshohen siç do t’i bëjmë të ditura më poshtë. Për ilustrim po marrim disa nga prefekturat, ku ndikimet e huaja kanë qenë më të mëdha e për të cilat pretendimet shoviniste janë akoma më të mëdha. Këto prefektura janë në skajet e kufijve të sotëm shtetëror, por i njëjti fenomen ka ndodhur edhe në të gjithë prefekturat e tjera, edhe pse ata ndodhen në brendësi të vendit. Le të fillojmë me emrat e vendeve, ku pretendimet shoviniste sllavo-maqedono-bullgare janë ngritur në sistem nëpërmjet shoqatave dhe të partive të tyre antishqiptare të ngritura mbi baza të pretendimeve etnike “të pakicave” të tyre kombëtare.

    Nënprefektura e Himarës: nga 7 fshatra, nuk ndryshuan emrat 4 prej tyre dhe i ndryshuan emrat 3 fshatra, si më poshtë: Qiparo-Gjinovleshi, Dhërmi-Gjolekaj, Vuno-Malaj, ndërsa Himara, Palasa, Kudhësi dhe Piluri nuk ndryshuan nga forma e parë. Nënprefektura e Vlorës: Nga 91 fshatra gjithsej, nuk ndryshuan emrat për 56 fshatra dhe ndryshuan emrat e 35 fshatrave si më poshtë.

    1-Vlonë- Vlorë

    2-Lagja e Re-Lagjia e Re

    3-Karabash -3 shtator

    4-Vrenes Vrenes

    5-Tophani -Lagja e Flamurit

    6-Varosh Kaçanik

    7-Babicë e Madhe- Babaj e Madhe

    8-Kaninë- Kaninë

    9-Dukati -Dukati

    10-Radhimë- Radhimë

    11-Tragjas- Tragjas

    12-Baro -Baro

    13-Drashovicë -Drangaj

    14-Lapardha -Lapardhaja

    15-Mazhar-Lapardha- Mazhar-Lapardha

    16-Qish-Bardhë -Qishbardhë

    17-Vodicë -Prrallaj

    18-Xhyherinë- Xhyherinë

    19-Kropisht -Fjerzë

    20-Mavrovë -Fitorë

    21-Peshkëpi -Peshkëpi

    22-Amonicë -Amonaj

    23-Budina -Verri

    24-Dushkarak -Dushkarak

    25-Golimbas- Pëllumbas

    26-Mazhar Kullës -Mazhar Kudhëz

    27-Ploça -Amantia

    28-Sevaster -Kunorë

    29-Shkozë -Shkozë

    30-Vajzë- Vajzë

    31-Velçe -Shpellaj

    32-Bashaj -Bashaj

    33-Brataj -Shkambi i Kuq

    34-Gumenicë- Bigë

    35-Gjorm- Gjorm

    36-Lepenicë- Labaj

    37-Matogjinë- Matogjini

    38-Mesaplik- Mesaplik

    39-Tërbaç -Tërbaç

    40-Vranisht- Zallishë

    41-Ramicë- Ramaj

    42-Smokthinë- Zhgabaj

    43-Armen- Armen

    44-Brusja- Limaj

    45-Gërneci- Arza

    46-Haderaj- Haderaj

    47-Hysoverdhi -Hysoverdhi

    48-Karbunari -Thingjillas

    49-Koculi -Kocul

    50-Lubenjë -Labnija

    51-Mollkeq- Mollkeq

    52-Mavravë -Fitore

    53-Mertiraj -Mirtiraj

    54-Penkovë- Penkaj

    55-Picar- Picar

    56-Rexhepaj -Rexhepaj

    57-Romësi -Romës

    58-Selenicë- Serishta

    59-Treblovë Kështjellë

    60-Veshdanisht -Veshaj

    61-Gorisht -Gurishte

    62-Bestrovë -Plepaj

    63-Babica e Vogël -Babaj e Vogël

    64-Çeprat Çeprat

    65-Gorrica Gorrica

    66-Hoshtimë Ushtimë

    67-Kerkovë Shkrepaj

    68-Nartë Nartë

    69-Panaja Shëmri

    70-Risili Risili

    71-Zvërnec Rrethujzë

    72-Bunavi Verore

    73-Aliban Aliasi

    74-Bashisht Bëshishte

    75-Bishan Bishani

    76-Cerkovinë Gjeshtraj

    77-Çiflik Idriz Idrizaj

    78-Dëllenja Zhukës Dëllenja Zhukës

    79-Mekat Mëkat

    80-Mëkat – Çoban Mëkat – Bari

    81-Grabian Gropaj

    82-Gryka-Pishë Gryka-Pishë

    83-Llakatund Llakatund

    84-Mifol Mifol

    85-Murris Murris

    86-Nosovosel Fshati i Ri

    87-Poro Vahu

    88-Skrapar Skrapar

    89-Skrofinë Sopi

    90-Trevllazën Trevllazën

    91-Zgura Zgura

    Nënprefektura e Himarës

    1-Hiamarë Himarë

    2-Kudhës Kudhësi

    3-Pilur Piluri

    4-Qeparo Gjinovlashi

    5-Dhërmi Gjolekaj

    6-Palasa Palasa

    7-Vuno Malaj

    Që nga koha e Zogut, ende sot nuk ka një dekret tjetër, për të ndryshuar emrat sllav, që gjenden dhe përdoren zyrtarisht për mjaftë fshatra,katunde të Luginës së Lumit dhe krejt Vlorës. Kryeqendra e shqiptarizmës  në hartën e  këtij kombi, ka ende zyrtarisht fshatra me emra sllav. Me frymën e tij patriotike,me kuvendin e Vlorës të vitit 1912 ,që e ktheu  këtë qytet në një strehë të ngrohtë për gjithë shqiptarët ,me një prezencë të përhershme shqiptare, në dyert e kësaj  vatra shqiptareje, nuk mund të bashkëjetojnë edhe emra shqiptarë dhe sllavë ,kur dihet  se në këto troje  kanë jetuar shqiptarët. Vlora,rrethinat e saj,katundet dhe fshatrat duhen të kthehen në emrat  e origjinës  së tyre. Poeti dhe kryebashkiaku i Vlorës Ali Asllani ka shkruar kështu:

    Jam vlonjat e jam vlonjat,

    e kam shkabën mëm’ e atë,

    shkaba trime dykrenore

    fron’ e saj e ka në Vlorë!

    Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,

    rroki armët, bëja forra!

    Vlora trime shqipëtare

    si rob jetën s’e do fare,

    a do mbetet Shqipëri,

    a do bëhet tym e hi!

    Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,

    rroki armët, bëja forra!

    Jam vlonjat e jam burrë,

    s’duron burri zgjedhë kurrë,

    jam vlonjat e si vlonjat

    di bëj luftë me të shtat’!

    Vlora, Vlora, Vlora, Vlora,

    Bjeri, moj, t’u lumtë dora!

    Jam vlonjat dhe trim me besë,

    rreth flamurit di të vdesë,

    a me hir a me pahirë

    doemos do rroj i lirë!