Gëzim Llojdia: Çfarë është Albania e Kaukazit?

1626
Gëzim Llojdia
Msc .Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve
1.
Albania e Kaukazit. Çfarë tregon ky emër? Përse përmendet në disa burime qoftë edhe historike, cila është arsye për një popullsi kaq të vogël të gjej vend në disa njoftime historike? Është një burim te enciklopedia italiane dhe më tej ndër studiuesit e kësaj treve dhe a hedh një drite përmbi errësirën e këtij fenomeni. Dhe ky dritësim a i shërben qëllimit apo është ndonjë tezë e fshehur e antishqiptarëve për të gjetur prejardhje të rreme për shqiptarët e Ballkanit?
Ja disa pyetje, që befasisht do të mund të bëhen në kërkim të një përgjigje prej historianëve ndoshta akademikëve të mekur shqiptarë?
-Ky emërtim “Albania,” që mban një popullsi e vogël mbi Kaukaz nga vjen?
-Që kur dhe nga është marrë emri: Albania?
-Çfarë lidhje kemi, a kemi lidhje gjaku me atë komb, që gjendet larg përmbi Kaukaz?
Në një distancë kaq të largët kush i krijoi këto lidhje?
-Përse studiuesit e kohëve të sotme përmendin jo pa qëllim historianët e kohëve të lashtë si ata grekë por edhe ata latinë u kanë dhënë një vëmendje asaj popullsie të vogël në një gjithë atë lëmsh dheu siç ishte Evropa?
-A mos vallë qëllimi është që të shërbejnë tezës së sllavëve për Kaukazin si elementi i tretë etnik në krijimin e kulturës mesdhetare? N. Marr, The Kavkaz Jafetičeskij tretij etničeskij kultury element v sozidanii sredizemnomorskoj (1921)
-Dhe në fund :Çfarë është Albania e Kaukazit, mos do t’i shërbejë tezës sllave duke mohuar prejardhjen tonë? Në të vërtetë pyetjet janë: Na lidh apo s’na lidhë asgjë me këtë emër? Kush duhet t’i kërkojë gjurmët e kësaj prejardhjeje? Studiuesit shqipfolës e kanë rrëzuar këtë tezë që mbanë erë sllave.
2.
Nëse shohim si e gjykojnë studiuesit e huaj, që kanë shkruar mbi prejardhjen e këtij emërtimi?
George Vernadsky (ALBANIA Zakavkazje) .-Ish emri i një vendi mbi lumin Kir (Kur), mbi-Kaukaz, në brigjet e Kaspikut, pak a shumë brenda kufijve të republikës së sotme të Azerbajxhanin (Sirvan dhe pjesën jugore të Dagestanit) shkruan ky autor. Shqiptarët mbahen mend nga shumë historianë greke dhe latine të periudhës së Perandorisë Romake (Straboni, Plini, Plutarku, Ptolemeu etj); ata gjithashtu i referohen raporteve të disa historianë armenë, të cilët e quajnë Shqipërinë- Aguanir. Historiani armen Moisiu Khoren i ka quajtur shqiptarët Alani. Z. emërtimi Shqipëria zhduket nga koha e pushtimit arab të Përtej-Kaukazit (shekulli pas VII C.).
Duke vijuar më tej autori shkruan:Shqiptarët kanë përfaqësuar një pjesë të rëndësishme në historinë e Përtej-Kaukaz. Gjatë luftës së Romës kundër Mithridates, mbret i Elasarit, Pompey ka kërkuar ndihmën e shqiptarëve kundër Iberians (gjeorgjianëve), aleatët e mbretit, duke i marrë për të shkuar nëpër tokën e tyre. Atëherë shqiptarët e sulmuan ushtrinë romake. Betejat e vazhdueshme, që ata kishin për të luftuar kundër sulmeve në tokën e tyre, kështu që nga jugu, që është nga Armenia dhe Media, si nga veriu, që është, nga Kaukazi. Ata mund pajisin deri në 60,000 këmbësorisë dhe kalorësisë 20.000; por, sipas Straboni, ata ishin “jo shumë luftarakë.”
Popullsia e qëndrueshme (edhe pse ndonjëherë aleate vetëm me nomadët), kanë praktikuar kultivimin e blegtorisë dhe bujqësisë, megjithëse përdornin plugje primitive dhe druri. Si një fe, ata adhuronin diellin dhe veçanërisht rituale të përbashkët me pothuajse të gjithë popujt e lashtë të Kaukazit. Ata kishin tempuj dhe priftërinj edhe ata ishin duke bërë sakrifica njerëzore. Shqiptarët ishin të ndarë në 60 schiatte, secili duke folur gjuhën e vet amtare të saj, të veçantë që nga fillimi dhe kishte mbretin e vet. Por në kohën e lindjes së Krishtit, të gjithë shqiptarët schiatte tani njohin fuqinë supreme e një mbreti të vetëm. Është e vështirë për të përcaktuar karakteristikat e racës së tyre. Sipas njërit prej shkrimtarëve më vonë romakë (sek. IV), ata kanë “flokë të bardhë”. Ajo mund të supozohet nga ajo që ishin nordike ose, në çdo rast, burimi nuk është jugore dhe jo semite. Është e diskutueshme çështja e një përzierje të gjakut në mes të turqve dhe shqiptarëve. Korrelacioni i emrave (Shqipëria në gadishullin e Ballkanit, Alba Longa në Itali) janë bërë përpjekje, tashmë në antikitet, për të gjetur një lidhje midis shqiptarëve të Kaukazit dhe të Mesdheut. Fakti u përmend më lart, se shumëllojshmëria e dialekteve, duket në gjendje për të shqiptuar tezën mbi shqiptarët kaukazianë. Ajo kërkon gjithashtu një lidhje në mes të shqiptarëve dhe gjeorgjianëve, përmendin autorët e huaj që kanë shkruar për këtë emërtim.
3.
Ç’mendim kanë studiuesit shqiptarë ku shumë prej tyre dhe në tërësi e thonë me një fjalë të përbashkët. Është tezë sllave për të mohuar truallin tonë .N. Frashëri me gjuhën profetike dhe poetë të tjerë ka thënë: Jemi këtu, që kur dielli s’kishte lerë? Pra Autoktonë dhe herët.
Prof Sabri Musliu, në esenë Albania Kaukaziane dhe shqiptarët (Prishtinë 2009), shkruan kategorikisht e ngjall interesin që kjo çështje nuk është vetëm shkencore, por sidomos politike. Pra, gjatë 150 viteve të fundit, historia është përdorur shpesh nga politika ultra-nacionaliste dhe është keqpërdorur, sidomos në Ballkan – historiografia shqiptare e ka hedhur poshtë pseudo teorinë e origjinës së shqiptarëve nga Kaukazi. Për studiuesit shqiptarë është e mjaftueshme teza me prejardhje nga ilirët. Aleksandër Meksi: Një teze e tillë është ajo mbi ardhjen e shqiptarëve nga Kaukazi, diku nga shekujt X-XI me qenë se atëherë përmendemi për herë të parë me emrin albanoi-arbanoi në trojet e sotme në burimet bizantine. Përgjithësisht historiografia shqiptare dhe jo vetëm ajo, e ka refuzuar këtë pseudoteori në mënyrë intuitive pa i hyrë në brendësi të dhënave historike që lidhen me albanët e Kaukazit. Më tej A. Meksi thotë: Përmendja e parë e tyre është në betejën e Gaugamelës në vitin 331 para Krishtit kur ata u rreshtuan së bashku me persët kundër ushtrisë së Aleksandrit të Madh. Ata përmenden si një popull pranë Armenisë dhe Iberisë (Gjeorgjia), pra si një entitet politik i rëndësishëm i rajonit të Kaukazit. Për ta ka përmendje të vazhdueshme ndër burimet greke dhe romake por dhe ato armene, bizantine, arabe nga shekulli I deri tek shekulli VIII e më vonë. E megjithatë për këtë popull njihen pak gjëra. Ka pak dëshmi gjuhësore, pak të dhëna arkeologjike (Mingeçam-Azerbajxhan). Në se kanë patur një leteraturë ajo sot është e humbur, kanë mbijetuar vetëm alfabeti dhe pak mbishkrime të fragmentuara e që presin zbërthimin. “Çuditërisht” në të gjitha botimet e burimeve dhe studimet për rajonin, dhe në mënyrë të veçantë në ato për albanët dhe Albaninë e Kaukazit, askush, dmth. as dhe një studiues nuk merret dhe as nuk i ka shkuar në mendje që të gjejë lidhje ndërmjet tyre dhe shqiptarëve, sepse ato as që ekzistojnë. Albanët e Kaukazit, si një popullsi dhe shtet përmenden gjithnjë krahas armenëve dhe iberëve (gjeorgjianët) me emra të ndryshme sipas gjuhës së burimeve : greqisht-alvania; latinisht-albania; armenisht-aluank; gjeorgjianshe-rani; siriane-aran; medo-persisht-ar(r)an; arabisht-arran. Eshtë me interes e dhëna e Stefan Bizantinit i cili thotë se ata janë arianoi, me sa duket termi fillestar aran, prej nga nën influencën e armenishtes kemi alvan-aluan prej nga rrjedh greqishtja alvanoi. Duke vijuar argumentimin shkencor A. Meksi: Për gjuhët e popujve të Kaukazit Straboni thotë, se në qytetin tregtar Dioskuride (Suhumi i sotëm) fliteshin 70 gjuhë sepse aq tribu bënin tregti aty, shifër që tjerë e shpien në 300 e më tej akoma udhëtari arab al-Masudi thotë se janë aq shumë popuj që vetëm zoti mund t’i numërojë. Për albanët Straboni (Libri XI,4) na tregon se kanë një mbret, por që janë 26 grupe etnike me gjuhën e vet secili, dhe se ata nxjerrin nën armë 60000 këmbësorë dhe 22000 kalorës (me kaq përballën Pompeun). Sot aty fliten gjuhët indoeuropiane, altaike, semitike e kaukaziane (me shumë nëngrupe, një prej të cilëve gjuhët lezge). Për gjuhën e albanëve kemi alfabetin me 52 shkronja, pak mbishkrime, emrat e muajve, fjalë jo armene në historitë e hershme të armenëve (shek. VII-X), nga të cilat rezultojnë elementë të gjuhës me studimin e të cilave gjen lidhje me atë të Gargark-ve, duke e futur kështu në grupin e gjuhëve lezge dhe i gjen lidhje me gjuhën e sotme të etnisë Udi që banon sot në dy fshatra: Vartashen dhe Nidzh, jo shumë larg vendbanimit ku janë bërë gërmimet arkeologjike të si. Për sa i përket territorit të fiseve të ndryshme (në antikitet ishin 26) që përbëjnë albanët (aluank) ai shtrihej sipas të dhënave të shumicës të burimeve historike nga shpati jugor i pjesës lindore të vargmalit Kaukaz deri në lumin Kur që derdhej në detin Kaspik duke patur në jug (në territoret në krahun e djathtë të lumit) Armeninë dhe në perëndim Iberinë. Gjatë shekujve shteti i tyre ka patur shtrirje edhe më të madhe, duke u përfshirë në territore të Armenisë dhe të tjera. Sot këto territore gjeografike bëjnë pjesë në Azerbaixhan. Së fundi duhet të flasim për fatin historik të Aluanëve (Albanëve të Kaukazit). Ata dalin që në fillim si një etni e rëndësishme në rajon dhe si një bashkëbisedues i rëndësishëm për romakët, të cilët kuptuan aspektin më karakterizues të tyre si njerëz të kufirit ndërmjet sub-Kaukazisë dhe nomadëve të veriut (Hunët dhe Skithët), çka kontribuoi për dhënien e një rëndësie vendit të albanëve, në kontaktet e perëndimit me vendasit. Këto kontakte filluan me grekët dhe vazhduan me Romën, Bizantin dhe persët, që ndërkohë zvogëlonin vendin e Albanëve (Aluanve) në rajon, për t’u pasuar me arabët, me të cilët merr fund pavarësia e tyre që shënon dhe fillimin e një procesi ende të paqartë për studiuesit, atë të shthurjes dhe tjetërsimit kulturalo-etnik që do t’i zhduki ata si komb nga hapësira e Kaukazit dhe nga skena e Historisë. Persët e sidomos arabët krijuan njësi administrative më të mëdha në të cilat albanët me gjithë rolin parësor të tyre nuk qenë në gjendje të afirmohen si komb përtej territorit fillestar të tyre. Në këtë mënyrë shtrirja e nocionit gjeopolitik Aluan-Alban nuk u pasua me mbijetesë në kushtet e pranisë së presionit apo shtytjes ideologjike-kulturore arabe.
Historiani Fahri Xharra shkruan se:Rahman Mustafayev, (ambasador i Azerbaixhanit ne Greqi) deklaroi se Shqipëria dhe Azerbajxhani kanë një lidhje të vjetër që nga shekulli i katërt para Krishtit, kur në veprat e gjeografëve të klasicizmit grek, doli një shtet i njohur si Albania dhe që gjendej në territorin e sotëm të Azerbajxhanit. Që të dy thanë se ia lënë “shkencëtarëve” të shqyrtojnë lidhjen mes Shqipërisë së Ballkanit dhe Albanisë së Kaukazit, por që të dy e gjetën këtë teori të vlefshme për të justifikuar miqësinë e sotme. Për më tepër, disa nacionalistë serbë pretendojnë se shqiptarët janë një popull kaukazian që i kanë sjellë turqit në shekullin e 16 për të shtypur serbët,“Historia e lidhjeve të përbashkëta midis Azerbajxhanit dhe Shqipërisë shkon prapa në shekullin e 4-t”, tha Mustafayev. (Kjo ishte një ëmbëlsirë për serbët). Pasi sjell disa argumente që përdorin këta historianë të huaj apo politikanë, Xhara shkruan në fund se: Pra , bijnë bukur si shpesh kambanat dashakeqe, se na jemi kaukazianë. Ku dhe cili është qëllimi?
E vështirë, të me dalë prej gojët, por të jemi të sigurt që një ditë kur të gjithë shqiptarët e tjerë të largohen nga Kosova dhe këtu mbesim vetëm shqiptarë myslimanë, na pret një mërgim i detyrueshëm biblik për na Albaninë e Kaukazit .
4.
Mbërrijmë te pyetja e fundit. Çfarë doli nga kjo lidhje? Çfarë është Albania e Kaukazit mos do t’i shërbejë tezës sllave, duke mohuar prejardhjen tonë?
Sigal