George Soros: Jam spekulant, unë jam këtu për të bërë para

662
Sigal

Rikthehet
intervista e papublikuar e manjatit hungarezo-amerikan

Dje ka mbërritur
në Tiranë Riçardo Hausman. Ai është një profesor i Harvardit, por njëkohësisht
drejton një grup nëpunësish që këshillojnë qeverinë Rama për reformat dhe
koncesionet. Instituti i Hausmanit është një partner zyrtar i qeverisë
shqiptare. Hausman përfaqëson një nga strategët kryesorë të konglomeratit
financiar të drejtuar nga Soros. Por paralelisht me zhvillimet në Tiranë, disa
organizata të huaja, kanë nxjerrë në dritë një rrëfim të pazakontë të vetë
Sorosit. Bëhet fjalë për një intervistë të tij të dhënë në 1998, por që ishte
zhdukur nga qarkullimi. Pjesët kryesore të kësaj interviste ishin përshtatur në
një dokumentar të realizuar enkas për rolin e Soros. Në dokumentar shfaqet dhe
znj. Klinton krah financierit Soros, në një vizitë të bërë në Afrikën e Jugut
në 1997. Më i rëndësishëm është fakti, se pohimet që Soros ka bërë në këtë
intervistë janë spektakolare dhe tepër të sinqerta. Ai pranon rolin e tij si
spekulant dhe flet për sulmet që u ka bërë tregjeve apo dhe për detaje mbi
fëmijërinë e tij. Më poshtë mund të lexoni intervistën e zbardhur nga
“Hashtag.al” të Soros

 

1.     
Lojtari

Soros: Njerëzit kanë
idenë sikur çdo gjë shkon shumë mirë. Por e vërteta është se sistemi është
krisur. Dhe duhet riparuar.

Gazetari: Mos vallë ajo
që duhet të bëjmë është që të forcojmë rregullat për ta mbrojtur botën nga
njerëz si puna juaj?

Soros: Epo…unë jam një
lojtar. Unë mendoj se të gjithë lojtarët duhet t’i nënshtrohen një sistemi
rregullash loje.

 

2.     
Kolapsi

Gazetari: Ju jeni akuzuar
si personi përgjegjës për kolapsin financiar të disa shteteve në Azi. Si
përshembull në Malajzi, Indonezi, Japoni dhe në Rusi madje.

Soros: Për të gjitha
këto u akuzokam unë, hë?

Gazetari: A jeni vërtet
kaq i fuqishëm?

Soros: Jo, unë
mendoj se kemi të bëjmë me një keqkuptim të madh.

Gazetari: Kryeministri i
Malajzisë për shembull..

Soros: Po?

Gazetari: Ai është
shprehur se rajonit iu deshën 40 vite të mëkëmbte ekonominë, derisa vjen një
hajvan si Soros, me pare pa fund dhe merr fund gjithçka. Ai ju ka quajtur një
kriminel juve zoti Soros…

Soros: Po ai e ka më
të thjeshtë që të akuzojë një faktor të jashtëm, se sa të pranojë keqmenaxhimin
që i ka bërë ekonomisë së vendit të tij dhe monedhës së vendit. Po edhe ministri
i Financave në Francë ka deklaruar se spekulatorët e tregut duhen varur tek
shtyllat e ndriçimit në rrugë.

 

3.     
Suksesi

Soros: Unë mendoj se
nuk kanë lënë ndonjë gjë pa më akuzuar. Unë jam këtu për të bërë pare. Unë nuk
mund dhe nuk shoh pasojat që shkakton kjo gjë në shoqëri.

Gazetari: Mua më duket
sikur në disa raste ju keni dalë hapur dhe keni sulmuar monedhën e disa
shteteve. Këto vende ju bëjnë përgjegjës…

Soros: Është një
përgjegjësi e jashtëzakonshme në fakt. Ka qenë një përvojë poshtëruese për mua,
sepse unë në fakt përpiqem të bëj gjënë e duhur, por ndonjëherë ajo që unë bëj,
shkakton pasoja negative të cilat unë nuk i kam pasur si synim, siç ndodhi në
Rusi për shembull.

 

4.     
Kontradiktori

 

Gazetari: Duket sikur
personi George Soros përfaqëson një kontradiktë tepër të madhe.

Soros: Ç’kontradiktë
na qenka kjo?

Gazetari: Po nga njëra
anë ju jeni ai kapitalisti që nuk do t’ia dijë për pasojat që shkakton në
shoqëri, nga ana tjetër, ju jeni një filantrop që duket sikur i ka me shumë
merak kauzat shoqërore. Si ia del që i bën të dyja?

Soros: Si një garues
në treg, unë kam për qëllim që të fitoj. Por si qenie njerëzore, unë jam i
shqetësuar për shoqërinë në të cilën jetoj dhe vetë.

Gazetari: Cilin Soros po
intervistoj unë tani, Sorosin me moral apo Sorosin amoral?

Soros: Është i njëjti
njeri. I njëjti njeri, që në një kohë të caktuar, angazhohet në aktivitete
amorale, por pjesën tjetër të kohës bën përpjekje të ketë moral.

 

5.     
Fëmijëria,
nazizmi

 

Gazetari: Ju jeni një
hebre i Hungarisë, që në Luftën e Dytë Botërore u maskuat sikur ishit i
krishterë..

Soros: Ëhë…

Gazetari: Ju keni parë
shumë njerëz që kanë përfunduar në kampet e vdekjes naziste…

Soros: Unë isha 14
vjeç në atë kohë. Unë mendoj se pikërisht në atë kohë u brumos karakteri im.

Gazetari: Me çfarë brumi?

Soros: Ti duhet të
kuptosh, duhet të marrësh masa, t’i paraprish ngjarjeve dhe…ëëë…je nën
kërcënim…ishte një kërcënim i tmerrshëm i djallit dora vetë. Dua të them që kjo
ishte një përvojë e vërtetë personale me vetë djallin.

Gazetari: Protektorët
tuaj ju adoptuan gjasme si fëmijën tuaj. Këta protektorë në fakt u implikuan në
konfiskimin e pronave të hebrenjve.

Soros: Ekzakt…po.

Gazetari: Po kjo
tingëllon si një nga ato përvojat që do t’i bënte shumë njerëz të shkonin në
psikiatri. A ka qenë e vështirë për ju?

Soros: Ë..ë…jo dhe aq
në fakt. Jo dhe aq…mbase kur je fëmijë nuk i sheh ato lidhjet e padukshme, por
këtë gjë nuk e kam pasur dhe aq problem.

Gazetari: Asnjë ndjenjë
faji?

Soros: Jo.

Gazetari: Për shembull,
mendime të tipit, unë jam hebre dhe vetë, po shoh hebrenjtë e tjerë që i çojnë
atje; edhe unë mund të isha atje…për këto lloj mendimesh e kam fjalën.

Soros:
Hmmm…ëëëë….patjetër që dhe unë mund të isha ‘në anën tjetër’, mund të më kishin
marrë dhe mua, ëëë…por…ëëë…shiko, për ironi kjo punë është siç ndodh dhe në
tregje. Edhe sikur të mos isha unë, dikush tjetër do ta bënte. Në një mënyrë
ose një tjetër pronat do t’ua kishin zhvatur. Unë nuk kam asnjë rol në zhvatjen
e atyre pronave. Prandaj nuk kam dhe ndonjë ndjenjë faji.

Gazetari: Jeni fetar?

Soros: Jo.

Gazetari: Besoni në Zot?

Soros: Jo.

 

6.     
Spekulanti,
kopuku

Soros: Një herë
Presidenti Mandela, më kërkoi se si mund ta mbronte veten Afrika e Jugut nga
spekulantët si puna ime. Unë ia thashë atij, unë i shkrova një memo. U përpoqa
që t’i ofroja atij këshillat më të mira që dija, se si mund të reduktohej sa më
shumë ekspozimi i Afrikës së Jugut nga sulmet spekulative.

Gazetari: Pra po e
instruktoje se si të mbrohej para se ta ‘vrisje’ sërish. Po i thoshe se çfarë
duhet të bënte për të të ndalur ty apo jo?

Soros: Shiko, unë apo
dhe të tjerë bëjmë ato gjërat që ndodhin në tregje. Rezultati do të jetë i
njëjtë. Unë nuk ndihem fajtor, sepse jam i angazhuar në një aktivitet amoral ku
është e ndaluar të përjetosh ndjenja faji.

Gazetari: Pse qytetarëve
amerikanë u ndalohet të investojnë në kompaninë tuaj “Quantum Found” e cila
është e regjistruar në parajsa fiskale?

Soros: Sepse fondi im
(kompania), nuk është e regjistruar në Komisionin Shtetëror të Këmbimeve dhe
Sigurisë. Pra…ëëë…ne nuk jemi të regjistruar aty.

Gazetari: Pra nuk keni
licencë për të bërë biznes në SHBA sepse…

Soros: Sepse…ne nuk
jemi të regjistruar në Komisionin Shtetëror të Këmbimeve dhe Sigurisë. Sepse
për ne është më e leverdishme të veprojmë në këtë mënyrë.

Gazetari: Pra në njëfarë
mënyre e ke bërë për t’iu shmangur rregullave?

Soros: Po, ekzakt.

Gazetari: Por ju
jeni ulur këtu, përballë meje, dhe pretenduat më parë se kishte nevojë për të
forcuar rregullat…

Soros: Po…dhe ato
rregulla që do të na imponohen, ne do t’u bindemi. Ne ndërkohë jemi konform
rregullave.

Gazetari: Një nga
menaxherët e tu më tha se për të, ti ishe Zoti dora vetë.

Soros: Nëse luan në
tregje financiare dhe shkon me mendimin se je Zoti, është e sigurt që rezultati
do të jetë dështimi dhe humbja. Fakti që unë nuk humb, tregon se mua nuk më
gënjen mendja se jam Zoti.