Gënjeshtra e ministrit Beqja për çmimet e ilaçeve, ja disa krahasime me vendet e BE

    411
    Sigal

    Vetëm çuarja përpara drejtësisë, mund ta ndal aventurën e ministrit të shëndetësisë nga aferat korruptive me çmimin, falsitetin dhe cilësinë e ilaçeve

    Para pak ditësh, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, ky “brejtës” i pa ngopur korrupsioni, doli në foltoren e parlamentit me disa “vizatime” në duar, të dizenjuara nga kompanitë e ilaçeve ortake e klienteliste të tij, për të mohuar çmimet e larta të ilaçeve që blejnë shqiptarët. Kuptueshëm, që ishte i urdhëruar prej grosistëve që e kanë futur në “thesin e aferave” korruptive me ilaçet dhe prej mafies rajonale të prodhimit e tregut të ilaçeve për të folur në parlament. Ministri Beqja, foli dhe gënjeu përpara shqiptarëve, për çmimin e ilaçeve. Çmimet e ilaçeve janë jo vetëm të larta se tarifat që përmendi ministri, por edhe 4,5,7 e 10 herë më të larta se edhe në vendet e BE. Por ja që sa herë akuzohet për afera me tregun e ilaçeve dhe sa herë flitet për çmimet abuzive e tepër të larta të tyre, ministri “alarmohet” dhe del e gënjen. Këto çmime abuzive, përveç përmbajtjes së tyre “allçi e gëlqere” dhe cilësisë së tyre “mbeturina”, futen nga importi prej grosistëve me licencë të ministrit, magazinohen me leje të ministrit në depot farmaceutike, futen me urdhër të ministrit për përdorim në spitale dhe çohen për treg të lirë për shqiptarët, edhe në 117 farmacitë personale, të të afërmve, të ministrave e deputetëve dhe miqve e ortakëve të ministrit. Zhytur në këtë pisllëk tregu ilaçesh, pasi ka dendur shqiptarët me ilaçe me çmime të larta, me ilaçe false e të skaduara, ministri del e bënë publikisht krahasime cilësie e çmimesh të gënjeshtërta. Nisur prej gënjeshtrave që tha në parlament, i themi ministrit Beqja, se aktualisht tabela e çmimeve në tregun e ilaçeve në Shqipëri është rjepëse si çmime, mbasi në tregun farmaceutik shqiptar fundor (farmaci) ka çmime 3-5-7 herë më të larta se në 28 vendet e BE dhe në vendet e rajonit. I themi ministër “Ilaçit”, se shqiptarët përdorin ilaçe të skaduara e false, jo vetëm pa asnnë vlerë kurimi, por edhe ilaçe që vrasin jetët e tyre. Nëse ministri Beqja, ka ndodhur të ketë blerë ndonjëherë ilaçe në farmacitë shqiptare, besoj se i ka provuar çmimet e tyre, cilësinë e tyre, falsitetin e tyre, futur në dogana e në tregun faramaceutik spitalor e komunitar me letra fiktive si të “sigurta”, prej politikës së tij klienteliste. Zoti ministër, çmimet e ilaçeve që përmende në parlament e jo vetëm të atyre, janë më të larta se sa tabelat e tua.

     JA DISA KRAHASIME ME VENDET E BE

     – Medindo-pa”:-Ishte 760 lekë, u bë 1050 lekë/ në Itali është 2.1 euro

    – Adenalol:-Ishte 230 lekë, u bë 310 lekë/ në Itali është 1.1 euro

    – Amotidina:-Ishte 190 lekë, u bë 270 lekë/ në Itali është 1.07 euro

    – Nifetidina:-Ishte 670 lekë, u bë 870 lekë/ në Itali është

    – Rinitidina:-Ishte 330 lekë, u bë në 500 lekë/ në Itali është 1.9 euro

    – Ameofilina:-Ishte 100 lekë, u bë 148 lekë/ në Itali është 0.4 euro

    – Lercanidipina-10 mg/28 tableta:- Është 2864 lekë/ në Itali është 5.6 euro.

    – Valsartan- 80 mg.28 tableta:-Është 3055 lekë/, në Itali është 9 euro.

    – Glimepiride-2 mg/30 tableta:-Është 1622 lekë/ në Itali është 2.34 euro

    – Ketoprofene-30:-Është 1144 lekë/ në Itali është 4.75 euro

    – Bactrim (shurup):-Është 250 lekë/ në Itali është 4.29 euro

    – Vaksinë antigrip-1 copë:-Është 1204 lekë/ në Itali është 0.8 euro

    – Aspirina:-Është 517 lekë/ në Itali është 0.2 euro

    Skema “Beqja”, me letra rimburson 8.4 miliardë lekë, shqiptarët marrin vetëm 3.2 miliardë rimbursim ilaçesh

     Gjithë “tundje e shkundje” prej “balerini në delir”, ministri i pazarit të ilaçeve, deklaroi se pacientët shqiptarë, në krahasim në vitin 2013 përfitojnë më shumë ilaçe të rimbursuar në më shumë vlerë lekësh. Sipas tij, në listën e ilaçeve ”Beqja”, janë shtuar edhe 55 medikamente të reja që rimbursohen nga shteti, duke çuar numrin e mediakmenteve të rimbursuara në 477, nga 426 që ishte më parë dhe se, me këtë shtesë futen në trajtim farmaceutik me rimbursim edhe 600 pacientë të tjerë me sëmundje të rënda e kronike. Sipas llogarive, rezulton se vlera totale e ialceve të rimbursuara që lehtëson pacientët është 8.4 miliardë lekë, llogaritur në fondin e  Sigurimeve Shëndetësore. por këtë vlerë rimbursimi nuk e përfitojnë 100% pacientët shqiptarë, mbasi nuk marrin gjithë listën e ilaçeve që u rimbursohen. Konkretisht, nga 8.4 miliardë lekë rimbursim, pacientët shqiptarë që trajtohen me 477 lloje ilaçesh që rimbursohen, përfitojnë vetëm 3.2 miliardë lekë rimbursim, mbasi nëpër farmaci, atyre nuk u jepen gjithë ilaçet e listuara për rimbursim por u shiten me çmim të plotë tregu edhe pse gjenden në farmaci! Ndërsa vlera rimbursimit të tyre prej 8.4 miliardë lekë, del 100% nga buxheti i shtetit për… rimbursim! Zoti ministër, ku përfundojnë 5.2 miliardë lekë rimbursim, të nuk u jepen pacientëve shqiptarë?

    ————————————-

    Beqja “fsheh” çmimet e larta klienteliste të ilaçeve, me taksën 10% TVSH

     Shtrohet pyetja: Si është e mundur, që ilaçet në tregjet farmaceutike në 28 vendet e BE, të rajonit e në shumë vende të tjera të botës, të cilat edhe pse kanë në fuqi taksën e plotë TVSH, përsëri janë nga 3, 5, 7 e 10 herë më të ulëta se në tregun shqiptar?! Ministri Beqja, thotë se çmimet rëndohen nga taksa 10% TVSH. Edhe vendet e BE kanë taksë TVSH e përsëri çmimet i kanë shumë herë më të ulëta, se çmimet në Shqiëpri.  Psh, në Austri TVSH-ja është 10% mbi ilaçet dhe 20 % mbi para-ilaçet. Në Francë, TVSH-ja është 7% mbi ilaçet dhe 19.6% mbi parailacet. Në Itali me të cilën bëmë krahasimet e çmimeve, TVSH-ja është 10% mbi ilaçet dhe 21% mbi para-ilaçet. Në Irlandë, TVSH-ja është 13.5% mbi ilaçet dhe 23% mbi para-ilaçet. Dhe siç dihet, në këto vende ilaçet janë disa herë më lirë se në Shqipëri, ku pagat e pensionet janë nga 10 herë më të ulëta se në vendet e BE…!

    Përparim HALILI