Sigal

Rachel Bland, prezantuesjas  i BBC-së ka humbur betejën me sëmundjen e kancerit. Ajo ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare.

Familja e saj konfirmoi se ajo vdiq në mënyrë paqësore në shtëpinë e saj, shkruan BBC.

Ajo zbuloi vetëm dje se kishte “ditë për të jetuar” pasi mjekët i treguan që kanceri i saj i gjirit ishte i pashërueshëm.

“Kam frikë se koha ime ka ardhur miqtë e mi. Dhe krejt papritur. Kam vetëm pak ditë jetë, është vërtetë surreale. Faleminderit shumë për të gjithë mbështetjen që më keni dhënë”, shkroi Bland.

Familja tha se ajo vdiq në paqe. Bashkëshorti i saj Steve u shpreh për BBC se: “Vdekja e Rachel la një boshllëk të madh në familjen tonë të vogël që nuk do të mundim ta mbushim kurrë. Ajo ishte shumë e talentuar në punën që bënte po ashtu një motër, vajzë, hallë,mbesë dhe grua e dashur por më e rëndësishmja një nënë shumë e vyer për Freddin”.

Gazetarja emocionoi shumë me mënyrën se si ajo e përballoi sëmundjen vdekjeprurëse. Ajo kishte deklaruar se do të shkruante dhe një libër në mënyrë që i biri ta kishte pranë gjithnjë.