Gazetarja e BBC çuditet nga “majmunët” e varur në ndërtesat e shtëpive periferike

535
Gazetarja e BBC Elizabeth Gowing ka bërë një vëzhgim në zonat periferike të Tiranës si në Babrru, Paskuqan dhe Kamëz. Ajo shkruan se në shumë shtëpi shihen lodra prej pelushi të “ekzekutuar me vrarje”.
Gowing thotë se në shqip këto quhet “majmunë”, fjala që përdoret për çdo lodër të butë.
Por pse e bëjnë këtë? 
Gazetarja ka pyetur disa banorë të besimit mysliman dhe katolik nëse kjo ka të bëjë me besimin.
Banorët u janë përgjigjur se “besimi nuk është diçka serioze” dhe se “majmunët” përdoren kundër syrit të djallit.
“Nëse ti ke diçka të mirë, të tjetër do të kërkojnë të ta marrin”, shpjegojnë banorët.
Një burrë i cili ka ardhur nga veriu për të jetuar në periferi të Tiranës tregon se si majmuni e ka “shpëtuar” nga shqetësimet që i sillte policia.
Ai tregon se në fillim nuk kishte vendosur një majmun në shtëpinë që po ndërtonte.
“Erdhi policia dhe po na hapte probleme. Djali im shkoi bleu një majmun dhe që prej atëherë nuk kemi pasur më asnjë problem”, tregon ai.
Gazetarja më tej tregon se si është ndërthurur ndikimi i vendeve të huaja në Shqipëri.
Një djalë me emrin Vladimir, – “është emër rus”, – thotë ai dhe tregon se ka lindur në vitin 1972 kur Shqipëria kishte regjim komunist.
Vladimiri sapo është kthyer nga Greqia, ku ka mbledhur para gjatë 18 viteve emigrim për të ndërtuar shtëpinë.
Ai thotë se në Shqipëri nuk ka punë, por pavarësisht kësaj është kthyer për të jetuar aty.
Ndikimi i vendeve të huaja në Shqipëri është domethënës që nis që nga vendosja e emrit Vladimir, majmunit që ruan apartamentin stil italian që po ndërtohet me paratë e fituara në Greqi.
Këto majmunë, janë më të fuqishëm se besimi si dhe nacionalizmi në vendin që dikur ishte zyrtarisht shtet ateist.
“E kam vendosur që kur nisa ta ndërtoj”, – tregon një minator i dalë në pension. “Kisha dhe një flamur të Shqipërisë bashkë me majmunin por e hoqa. E vendosim vetëm për festa. Majmuni qëndron gjithmonë.” 
Sigal