Gazeta Telegraf/ ITALI,Emigrantët në udhëkryq, kthehet taksa e lejeqëndrimit

    409
    Sigal

    ITALI/Çudia e Qeverisë
    italiane, 
    taksa mbi lejeqëndrimet. INCA: “Qeveria as
    do t’ia dijë për të drejtat e imigrantëve”

    – Rrezikohet kthimi Emigrantët
    në udhëkryq, kthehet taksa e lejeqëndrimit,

    -Taksa mbi lejen e
    qëndrimit, Qeveria kërkon të zhvatë emigrantët sërish


    Piccinini: “Është shumë e dyshimtë shpejtësia me të cilën
    përgjigjet Këshilli i Shtetit, edhe pse Kuesturat kishin modifikuar tashmë
    procedurat duke iu përshtatur sentencës së TAR-it. Kush jeton, punon e paguan
    taksat në Itali nuk meriton një trajtim të tillë”

    – “Me një shpejtësi të
    habitshme dhe të dyshimtë, presidenti i seksionit të tretë të Këshillit të
    Shtetit, pak orë pas depozitimit të ankimit të Qeverisë e pa dëgjuar fare
    arsyet e sindikatës CGIL dhe patronatit INCA, ka marrë përsipër përgjegjësinë të
    pezullojë, i vetëm, pasojat e sentencës së TAR-it të 24 majit të shkuar” që
    hiqte kontributin mbi lejen e qëndrimit. Kështu ngre zërin Morena Piccinini,
    presidente e patronatit INCA.

    “Lind pyetja – pohon
    ajo – me çfarë motivohet gjithë kjo shpejtësi e panevojshme kur argumentet e
    paraqitura nga Avokatura e Shtetit janë sheshit të kapërcyera nga faktet.
    Avokatura duket sikur nuk di që procedurat e Questurave janë modifikuar tashmë
    pikërisht për të mundësuar lëshimin e lejeve të qëndrimit edhe për ata që nuk
    kanë derdhur kontributin. Atëherë për ç’arsye thuhet se ka urgjencë për të
    pezulluar efektet e sentencës duke qenë se bie argumenti kryesor që ka të bëjë
    me vështirësinë e përshtatjes së procedurave?”.

    “E përsërisim –
    këmbëngul presidentja – kjo shpejtësi është shumë e dyshimtë pikërisht sepse
    flasim për të drejtat e imigrantëve. Ngremë pyetjen nëse do të ishin kaq të
    shpejtë nëse çështja do të ishte e një natyre tjetër. Është pikërisht me këtë
    vendim të djeshëm që krijohet kaos në administrimin e kërkesave të lejeve të
    qëndrimit; të paktën deri më 13 tetor, datë e seancës së parë në Këshillin e
    Shtetit, e ndoshta edhe më gjatë”. Sipas Piccinini-t, “qytetarët imigrantë që
    jetojnë, punojnë, derdhin kontribute dhe taksa në Itali nuk meritojnë këtë
    trajtim nga shteti”. “Si INCA do të mbështesim e tutelojmë në çdo seli
    institucionale, politike e gyqësore, të drejtat e këtyre qytetarëve dhe
    afirmimin e një parimi që Gjykata evropiane e Drejtësisë ka njohur. E qeveria
    italiane, në vend që të respektojë në këtë aspekt Gjykatën evropiane, tregon se
    as që e vë ujin në zjarr”.