Gardisti vret gruan me armën e punës në sytë e 2 fëmijëve, ja arsyet

433
Një 28-vjeçare, nënë e 2 fëmijëve është vrarë mëngjesin e sotëm nga bashkëshorti i saj. Krimi që dyshohet se është kryer në prani të fëmijëve, ndodhi rreth orës 7:10 në rrugën e ‘Qelqit’ në Kombinat, ku viktimë ka mbetur 28-vjeçarja I.Dervishi. Policia ka ndaluar bashkëshortin e saj, 29-vjeçarin Admir Dervishi, punonjës i Gardës së Republikës. Fillimisht gruaja është transportuar me plagë të rënda në Spitalin e Traumës, por për shkak të plagëve të marra ajo nuk ka mundur të mbijetojë. Sipas hetimeve paraprake të policisë, thuhet se 28-vjeçarja është qëlluar me armë nga bashkëshorti pas një konflikti mes tyre për shkaqe xhelozie. Policia po merr në pyetje 29-vjeçarin, i cili ndodhet në gjendje shoku, për të zbardhur të plotë krimin e rëndë. Fqinjët e familjes Dervishi kanë pohuar se kanë dëgjuar 2 të shtëna dhe më pas kanë njoftuar policinë. Shenjat e plumbave janë gjetur edhe në derën e shtëpisë se çiftit. 

Sigal