Gafur Dudaj: Ja, befasia e ish-kryeministri italian Romano Prodi, në hotel “Adriatik”

1867
Jeta e tij duket si një legjendë. Punëtor, korrekt, serioz, plot ambicie për jetën, tepër dashamirës. Shofer, biznesmen, dashamirës i sportit. Një lab i fortë, por dhe një njeri i ndjeshëm. Fjalëpakë dhe punëshumë. Fjala si bie në tokë, pasi tokën e të parëve ai e ka të shenjtë. Ka investuar në turizëm, sport dhe arsim, një trinom që lidhet më shumë se kurrë me traditën dhe kujtesën e një kombi. 
Për herë të parë në një ambient sportiv, mund të ketë hyrë aty rreth fundit të viteve ’70. Hyri për të mos dalë më as… shpirtërisht. Ka qenë koha kur femrat e “Dinamos” së Kreshnik Tartarit kishin prekur majat e volejbollit europian. Kujtojmë se në vitin 1980, ato zunë vendin e tretë në Kupën e Kampioneve të Europës. Sukses që u konvertua gjerësisht në krenari kombëtare… Kjo atmosferë emocionuese u përjetua edhe nga Gafuri që filloi të ndjekë në vazhdimësi të gjitha takimet e luajtura nga volejbollistet e Dinamos. Në vitet e demokracisë, Gafur Dudaj falë intuitës, guximit dhe djersës së tij, arriti të bëhej një nga biznesmenët më të njohur. Ndërsa sporti, falë zemërgjerësisë së tij, gjeti mbështetjen financiare. Natyrisht, më i privilegjuari do të ishte… volejbolli. Duke qenë se një prej bizneseve të tij e kishte në Durrës, projektin e bashkëpunimit e nisi me ekipin e femrave të këtij qyteti. 
për më tepër lexoni Gazetën Telegraf 
Sigal