Sigal

Autoritetet maqedonase kanë bërë një gafë ditën e sotme, gjatë vizitës së kancelarit austriak Stefan Kurz në Shkup.

Kancelari është pritur me flamurin e Letonisë ne vend të atij austriak, shkruajnë mediat maqedonase.

Menjëherë pas këtij skandali, ka reaguar qeveria maqedonase, duke i kërkuar falje palës austriake.

Në reagim thuhej se ajo që ndodhi ishte e paqëllimshme.

“Qeveria e Maqedonisë i kërkon falje Republikës së Austrisë për lëshimin e paqëllimshëm protokollar gjatë vizitës së kancelarit Sebastian Kurz në Republikën e Maqedonisë. Lëshimi është bërë nga shërbimi për protokoll në Republikën e Maqedonisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme, ndërkaq deri tek ajo ka ardhur për shkak të ngjashmërisë së madhe në dimensionet dhe ngjyrat e Austrisë dhe Letonisë”, thuhet në reagim.