Gafa e Ramës me ‘mirëmëngjesin’, Vasili: Politika të bëjë mënjanë, t’ia lëmë në dorë psikiatërve

647
Në lidhje me gafën e kryeministrit Rama që uronte ‘’mirëmëngjes” në mesnatë ka reaguar dhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.
Vasili shkruan se ndërsa qytetarët janë në hall nga përmbythet, kryeministri përshëndet me foto nga deti. Ai shkruan më tej se politika duhet të bëjë mënjanë, ndërsa me Ramën duhet të merren psikiatrit.
REAGIMI I VASILIT:
Kryeministri pershendet ne mesnate me det kur Shqiperine e mori lumi.
Bejini nje derman ketij kryeministrit tone. Shqiperia eshte ne hall nga permbytjet dhe mijra familjeve u kercenohet prona dhe jeta dhe ky i pershendet ne fb ne mes te nates me foto nga deti ne behar.
Ky kryeministri e thote shqeto “bejini dermanin vetë vetes,se une kam qejfin tim”.
Ne kete situate qe ndodhet ky kryeminister qe s’di ç’flet dhe qe na thote ne mes te nates miremengjes me det kur shqiptaret i mori lumi, politika te beje pak menjane dhe tja lere ne dore punen psikiaterve.
Sigal