Futbollistja shqiptare mes pretendentëve për të fituar “Topin e Artë”

607
Sigal

France Football” ka publikuar së fundmi listën e 30 finalistëve si kandidatë të mundëm për të fituar “Topin e Artë”  për vitin 2019.

Përveç lojtarëve meshkuj, janë publikuar edhe 20 emrat kandidateve femra të përzgjedhura për të garuar për trofeun më të lakmuar individual.

Interesant është fakti se mes emrave të futbollit të femrave, është edhe ai i sulmueses Kosovare Asllani.

Futbollistja e cila përfaqëson Suedinë në arenën ndërkombëtare, në këtë sezon ka bërë hapin e  madh duke iu bashkuar Real Madrid në Spanjë.

Për futbollisten 30-vjeçare është një vlerësim i jashtëzakonshëm prania në këtë listë…