Fredi Lulaj: Uzina e Policanit është blerë me flori dhe është shitur sa një konservë peshku

    704
    Sigal

    PERSONAZH/ Flet Kryetari i Sindikatës së punonjësve të Uzinës ë armëve në Poliçan, Fredi Lulaj

    Na ishte njëherë një uzinë sekrete, moderne, që lakohej kudo në Shqipëri. Një uzinë e armëve që e kanë vizituar që nga Enver Hoxha, Ramiz Alia, Hysni Kapo dhe deri tek Sali Berisha. Deri në vitin 1992, aty punonin plot 3765 vetë, pra një qytet i tërë në punë. Por kur fut hundët politika aty ka vetëm rrënim, ashtu siç ndodhi edhe me shkatërrimin e të gjitha reparteve ku armët e shumëllojshme, armët e sakta,  u shitën për skrap. Çudi se si mund të shkonin për skrap mijëra armë të grasos dhe shumë cilësore, me çelik special. Ato armë janë sot në përdorim në shumë vende të botës. Por jo vetëm armët, por për skrap u shitën shumë makineri, shumë pajisje speciale, freza, torno, presa, pajisje të precizonit të lartë që edhe sot janë në përdorim në shumë vende të Europës. Me një fjalë këtu në Poliçan është bërë batërdia. Sot në Poliçan nuk punon asnjë punëtor, demontimet janë ndërprerë që në fillim të vitit që shkoi, sot janë vetëm ca drejtues, nëse quhen të tillë. Me të drejtë ish punëtoret janë të revoltuar se sot paraqiten pranë zyrave të punës dhe marrin shkresat për muajin e fundit të asistencës.

     Çfarë është prodhuar në këtë uzinë kaq të përfolur?

     Ajo mbetet një uzinë gjigande, super cilësore, super gjigande dhe me peshë në jetën familjare të komunitetit në zonën tonë. Këtu janë prodhuar në sistemin monist, të gjitha municionet e te gjitha armatimeve dhe deri tek automatiku P-84, i ashtuquajturi automatiku i Xhevdet Mustafës. Mbas ndryshimeve që ndodhën për arsye të ristrukturimit të Forcave të Armatosura, këtu u bënë shumë ndryshime duke e kthyer në drejtim të demontimeve ku tetë dhjetë përqind të tyre u kryen këtu. Por kur fut hundët politika aty ka vetëm rrënim, ashtu siç ndodhi edhe me shkatërrimin e të gjitha reparteve ku armët e shumëllojshme, armët e sakta,  u shitën për skrap. Çudi se si mund të shkonin për skrap mijëra armë të grasos dhe shumë cilësore, me çelik special. Ato armë janë sot në përdorim në shumë vende të botës. Por jo vetëm armët, por për skrap u shitën shumë makineri, shumë pajisje speciale, freza, torno, presa, pajisje të precizonit të lartë që edhe sot janë në përdorim në shumë vende të Europës. Me një fjalë, këtu në Poliçan është bërë batërdia. Nga një uzinë farmaci, e sigurt, ku çfarë nuk prodhoheshin, tashmë shikon një ngrehinë, një gërmadhë që të vjen për të qarë. Unë jam rritur në atë uzinë dhe e di çfarë ka pasur, se çfarë  pasurie ishte aty. Sot është kthyer në një dhomë demontimi, me pajisjet e tyre që për momentin janë të kyçura që prej 10 vjetësh.

    Sa vjet ka që është në këtë gjendje kjo uzinë e famshme?

    Po behën 10 vjet. Pra dy dekada. Ne që e kemi ngritur këtë uzinë-kombinat na hoqën qafe, na nxorën në rrugë dhe pse me të kishim lidhur jetën tonë dhe pse aty kishim gjithë mundin, shkollimin, djersën tonë mbi 30 vjeçare. Ne e kemi njohur deri në detajet më të vogla këtë uzinë magjike.

    Sa punëtorë kishte kjo uzinë deri në fillimet e demokracisë?

    Deri në vitin 1992, kur unë isha dhe Kryetar i Federatës së Mbrojtjes së uzinës, aty punonin plot 3765 vetë, pra një qytet i tërë në punë. As mund të mendohet sot se sa punëtorë ishin aty. Vargan. Të lodheshin sytë duke parë vargun e gjatë të punëtorëve që shkonin në punë. Një qytet me vete, një qytet punëtorësh që e shihnin uzinën si sytë e ballit.

    Kur filluan shkurtimet drastike?

    Pikërisht në vitin 1992 filluan shkurtimet ku ne filluam të bëjmë grevë. Zhvilluam një grevë 6 mujore në mbrojtje të të drejtave tona që ishim rritur me këtë uzinë. Pas kësaj greve në uzinë ngelën  1759 punëtorë. Pra një e treta. Të vinte të qaje kur shikoje ata punëtorë që kishin punuar mbi 30 vjet, ikën me duar në xhepa dhe me lot në sy për në shtëpi, pa e ditur se çfarë rruge do të merrte jeta e tyre.

    Ndërsa sot?

    Përveç disa drejtuesve dhe asaj dhomës së demontimit, s’ka më asnjë njeri. Asnjë punëtor. Uzina ka humbur funksionin e saj dhe nuk e dimë se çfarë janë bërë tërë ato pajisje. Se di. Mbetem i habitur. Ato ishin blerë me flori dhe janë shitur për një konservë peshku.

     Kush nga udhëheqësit e asaj periudhe e vizitoi uzinën?

    Thuajse të gjithë nga Enver Hoxha në vitin 1968, Mehmet Shehu, Ramiz Alia në vitin 1984, Sali Berisha në vitin 1993, pa përmendur të gjithë Ministrat e Mbrojtjes në periudha të ndryshme. Por veçoj edhe vizitën e Hysni Kapos, Muho Asllanit.

     Ndaj jush si sindikatë është zhvilluar dhe një gjyq?

    Po, në periudhën e grevës 6 mujore ne na u bë një gjyq politik mund të them, se mbronim të drejtat tona. Neve, drejtuesve të Sindikatës, na dënuan duke marre dënime nga 76-104 ditë burg jo pak por 15 vetë drejtues të sindikatës. Një absurditet. Të kërkosh të drejtat dhe të dënohesh. Këto ndodhin vetëm në Shqipëri.

     Gjyqi

     Në vitin 1992 është bërë gjyqi ku ishim të akuzuar 17 persona, të gjithë punëtorë të Poliçanit. Ishte periudha e shkurtimeve drastike. Të gjithë ishim në ankth pasi duhej mbajtur familja gjallë. Gjyqi ka zgjatur 5ditë në gjykatën e Skraparit me kryetar të trupit gjykues të ndjerin Kozma Ziu të cilin e sollën në këtë vend pune, vetëm për të zhvilluar gjyqin tonë. Dua të theksoj se atë e përdorën dhe më vonë e flakën në rrugë ashtu si dhe ne. Ai ishte i pafajshëm në këtë mes. Ishte një gjyq i turpshëm, pasi ne kërkonim të drejtat tona më elementare. Akuza, prishje të rendit e të shkatërrimit të pronës së kombinatit se gjatë përleshjes me policinë ushtarake pati thyerje të dyerve të drejtorisë së kombinatit si dhe një shpërthim të zyrës së kryeinxhinierit të uzinës nr 3, i cili kishte në zyrë lëndë shpërthyese. Madje edhe vetë kryeinxhinieri bëri burg së bashku me të tjerët pavarësisht se ishte njëkohësisht edhe kryetari i BSPSH. Me dënimin e tij ata justifikuan veprimet ndaj nesh.

    Arben Progonati