Francë/ Të shtëna me armë, arrestohen dy shqiptarë

609
Sigal

Disa të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e kaluar në Grenoble të Francës duke terrorizuar qytetarët, ndërsa policia ka arrestuar dy shqiptarë.

Policia është njoftuar për të shtëna me armë dhe menjëherë ka mbërritur në vendngjarje, ku ka konstatuar njerëz që vraponin dhe bërtisnin në rrugë.

Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të katër meshkujve të cilët janë larguar me shpejtësi me një makinë. Njëri prej tyre qëlloi për herë të dytë me armë zjarri, ndërsa kanë hedhur pistoletën nga dritarja e makinës.

Pas ndjekjes prej disa minutash, policia arriti të kapte dy shqiptarët 18 dhe 28 vjeç, por identiteti i tyre nuk bëhet i ditur.

Dy të tjerët kanë arritur të largohen dhe policia po punon për kapjen e tyre. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të lënduar. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.