Francë – Nesër vendoset për Haradinajn

518
Gjykata në Colmar të Francës do të vendosë nësër përfundimisht për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ahmet Isufi, nënkryetari i këtij subjekti thotë se asnjë opsion tjetër nuk ka përveç lirimit të Haradinajt dhe kthimit të tij në Kosovë.
“Ne e dimë qe z. Haradinaj nuk është dashur të ndalet fare për shkak se i ka kryer të gjitha obligimet sa i përket drejtësisë ndërkombëtarë dhe ka dalë i pafajshëm. Prandaj, ndalimi në Francë është i pakuptueshëm dhe i padrejtë. Presim qe vendimi i dy marsit të jetë i drejtë dhe ai të kthehet në Kosovë”, ka thënë Isufi për ‘Indeksonline’.
Zyrtari i lartë i AAK-së ka folur edhe për çështjen e demarkacionin. Sipas tij, demarkacioni si i tillë është i vdekur.
E vetmja mundësi është qe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Duke parë se kjo Qeveri i ka bërë dëme vendit dhe njëkohësisht është shkaktare e ngecjeve qe i ka Kosova në plan të brendshëm dhe të jashtëm”, ka shtuar ai.
Ndryshe, nesër pritet të mbahet seanca e tretë gjyqësore për Haradinajn. Në këtë seancë pritet të merret vendimi përfundimtar lidhur me kërkesën e Serbisë për ekstradim./Indeksonline
Sigal