Francë, mbi 12 milionë nxënës fillojnë shkollën pa celularë

643
Sigal

Më shumë se 12 milionë nxënës filluan sot vitin e ri shkollor 2018-2019 në Francë, që karakterizohet nga ndalimi i përdorimit të telefonit celular në shkollat fillore dhe tetëvjeçare, sipas një premtimi elektoral të presidentit Emmanuel Macron.

Sipas një ligji të miratuar në fund të muajit korrik, ndalohet përdorimi i mjeteve eletronike (celular, tablet, orë dixhitale) nga nxënësit në shkollat fillore dhe tetëvjeçare në Francë.

Kjo praktikë ishte ndjekur që prej disa viteve nga një numër i madh i shkollave tetëvjeçare, por drejtorët e të gjitha shkollave detyrohen tashmë të respektojnë ligjin.

Shkollat e mesme kanë mundësinë, por nuk janë të detyruara të ndalojnë, krejtësisht apo pjesërisht, përdorimin e celularëve dhe të pajisjeve të tjera kompjuterike gjatë orëve të mësimit.