FOTO/ Sekuestrohen 100 kg kanabis pranë kufirit, greku braktis makinën, arrestohet shqiptari

    102

    Policia greke ka ndërmarrë dy operacione si dhe ka sekuestruar rreth 100 kilogram kanabis, e cila mendohet se ka hyrë përmes kufirit shqiptaro-grek. Operacioni i parë u zhvillua në Pella, ku u ndoqën dy automjete.

    Një nga mjetet që u ndoq, u gjet i braktisur në një zonë bujqësore dhe pranë tij 5 çanta me 90 kg 200 gram marijuane. Policia greke shpalli kërkim drejtuesin e mjetit, grek 52-vjeç. Ndërkohë u kap edhe makina që shërbente për kontrollin e rrugës dhe u arrestua shoferi, grek 38-vjec.
    droge2
    Droga ishte marrë në kufirin greko-shqiptar nga 52-vjecari. Ndërkohë ne operacionin e dyte, policia sekuestroi 2 çanta me 10 pako që përmbanin 10 kg 964 gram marijuane. Ne pranga përfundoi një shqiptar 29-vjec.
    droge1