Foto/Një tjetër skandal seksual në Hollywood. Kush akuzohet këtë radhë?

555
Sigal

Skandalet seksuale në Hollywood, janë tema të cilat po përhapen çdo ditë e më shumë.

I tillë është edhe rasti iaktorit të famshëm Morgan Freeman, i cili akuzohet se kishte ngacmuar seksualisht një asistente të re.

Mësohet se vajza sapo kishte fuilluar punën e ëndrave në vitin 2015, në “Going In Style”, një komedi bankare me Morgan Freeman, Michael Caine dhe Alan Arkin.

Por kjo ndryshoi shumë shpejt pasi sipas saj, aktori i famshëm Freeman, ka ngacmuar dhe bërë komente të padëshirueshme ndaj figurës së saj dhe veshjeve që ajo përdorte në përditshmëri.

Në një moment, ajo rrëfen, se Freeman vendosi duart mbi kurrizin e saj dhe më vonë tentonte të fuste duart poshtë fundit dhe e pyeste nëse kishte veshur apo jo të brendshme.

Sjellja e pahijshme e Morgan, nuk u kufizua vetëm ne këtë film, por sipas burimeve të CNN, një tjetër grua ka thënë se është ngacmuar seksualisht nga Freeman.

Morgan Freeman është një aktor i madh në Hollyëood, me një karrierë filmash që përfshin gati 5 dekada, me role kryesore dh shumë të rëndësishme.