FOTO/ Me mjekër, i gjatë dhe plot muskuj, kush është ekzekutori grek i Devi Kasmit

627
Trupgjatë, me muskuj dhe tatuazhe. Me flokë të gjatë dhe mjekër të dendur, ashtu siç e përshkroi Mario Meshini në dëshminë e tij para policisë, pasi u arrestua si bashkëpunëtor në vrasjen e Devi Kasmit tre ditë më parë.
Këto janë disa nga tiparet që bien në sy teksa sheh fotot e 41-vjeçarit grek, Efthymiou Efthymious, i cili u arrestua ditën e sotme si ekzekutori i Kasmit.
Mësohet se Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, është një vrasës me pagesë, dhe ish-punonjës i forcave speciale në Greqi, por është larguar pas implikimit në trafik droge.
Teksa i hedh një sy profilit të tij të “Facebook”, bën përshtypje një foto ku shfaqet me kokën e prerë të një derri të egër në duar.
Pas arrestimit të tij, gazetarja Klodiana Lala ka treguar për “News24” dhe “BalkanWeb” detaje mbi operacionin e policisë. Mësohet se Devi Kasmi tre ditë para atentatit kishte dyshuar se po ndiqej nga një person. Madje ka debatuar me një shtetas të huaj, për këtë fakt. Ky fakt i ka dhënë një tjetër pistë policisë, duke shkuar kështu drejt zbardhjes së ngjarjes dhe kapjes së ekzekutorit.
Mësohet se 41-vjeçari grek ka hyrë në Shqipëri pak ditë më parë, dhe menjëherë është vënë në ndjekje të Kasmit, dhe për këtë do merrte shpërblim. Ai e ka ndjekur Kasmin për ditë me radhë, derisa 72 orë më parë e ekzekutoi me 5 plumba.


Sigal