FOTO/ Indiani adhuron Donald Trump si Perëndi, falet e lutet çdo ditë para tij

649
Sigal

Donald Trump ka fansa në Amerikë por adhuruesi i tij më i madh është një burrë që jeton në një kontinent tjetër.

Bussa Krishna ka kaluar tre vitet e fundit duke adhuruar Trumpin si një Perëndi. Ai mban një fotografi të presidentit amerikan dhe i lutet atij disa herë në ditë.

Adhurimi  i 31-vjeçarit për Trump ishte rreth kohës kur ai bënte fushatën presidenciale “Make America Great Again”.

Krishna ka hapur një faqe në facebook për të ndarë dashurinë e tij për Trump me botën.

Ai poston rregullisht foto dhe video të tij duke iu falur presidentit.

Krishna tha se njerëzit në fshatin e tij e quanin të çmendur dhe i sugjeruan që shkonte tek një psikolog.

‘Unë u thashë atyre që duhet të shkonin vetë sepse Trump është Perëndia im dhe nuk shqetësohem për gjërat që thonë të tjerët,”-tha ai.

“Plani im i ardhshëm është të ndërtoj një tempull për Trump brenda tre deri në gjashtë muaj.”