FOTO/ Gjendet mina 650 kg e Luftës së Dytë Botërore në Vlorë, forcat e Xhenios të FA realizojnë evakuimin

389
Një minë e Luftës së Dytë Botërore e cila u gjet dy ditë parë në qytetin bregdetar të Vlorës, është evakuuar ditën e sotme nga forcat e Xhenios të Forcave të Armatosura. Mina ra brenda në rrjetat e një peshkarexhe, e cila u ankorua në zonën e Triportit, në qytetin e Vlorës pas zbulimit të minës që peshon 650 kg.
Dy ditë më parë, drejtuesi i mjetit lundrues “Mikaela” kërkoi ndërhyrjen e forcave xheniere dhe policisë, pasi shpërthimi i kësaj arme mund të ishte me pasoja fatale.
Në sajë të ndërhyrjes efikase të forcave Xheniere të FA u mundësua evakuimi i minës 650 kilogramëshe
Njoftimi i policisë
Më datë 11.01.2018, Salla Operative e Kufirit Vlorë është njoftuar prej shtetasit A.M., se rreth 10 milje në veri të Sazanit, ku kishte peshkuar, ka konstatuar në rrjetën e peshkimit edhe një minë luftarake.
Shtetasi është paraqitur pranë Stacionit të Policisë Triport, ku edhe ka qëndruar anijen e peshkimit, në brendësi të së cilës ndodhet municioni luftarak i cili aktualisht është nën ruajtjen e shërbimeve policore. Nga verifikimi paraprak mina ka një peshë rreth 500-600 kg. Janë njoftuar menjëherë edhe ekspertët e forcave xheniere, në mënyrë që të bëjnë vlerësimin e situatës dhe asgjësimin e minës nëse do të jetë e nevojshme.
Sigal